Nga Belind KËLLIÇI
Hera e fundit që Lulzim Basha foli si kryetar i Partisë Demokratike ishte më 11 dhjetor 2021.
Nëse po mendon të bëjë një akt largimi, ta bëjë nga pengmarrja e siglës së Partisë Demokratike, e vulës dhe e selisë së saj. Ta shoqërojë me një ndjesë publike për demokratët, se u hodhi gaz, u mohoi sakrificat, kontributet dhe i la në baltë 6 herë.
Lulzim Basha nuk është në pozitën t’i vendosë kushte askujt. Me 6 humbje në xhep nuk ka çfarë negocion.
Nesër në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Lulzim Basha nuk mundet kurrësesi të kushtëzojë largimin e tij me largimin e Sali Berishës apo cilitdo anëtari tjetër të Komisionit të Rithemelimit.
Kolegët deputetë nuk mundet kurrësesi të bien pre e kësaj tentative përçarjeje të radhës.
Vendimet merren nga Kuvendi Kombëtar dhe anëtarësia e Partisë Demokratike!
I bëj thirrje miqësisht kolegëve të grupit parlamentar, të distancohen nga kjo tentativë e fundit e një humbësi për t’iu imponuar demokratëve!
Imponim ndaj votës së lirë nuk ka dhe nuk mund të ketë!
Respektoni anëtarët e partisë tuaj! Respektoni votën e zgjedhësve!
Respektoni votën e lirë!