Pas Korçës, edhe studentët e Universitetit Bujqësor në Tiranë ngrihen në protestë

Studentët e Universitetit Bujqësor janë mbledhur në protestë mëngjesin e sotëm, për të kërkuar uljen e çmimeve.

Përpara ambientit të universitetit, ata janë bashkuar për të protestuar, teksa brohorasin “Të bashkuar si një komb”.

Studentët protestuan sot edhe në Korçë.

Më herët studentët e Universitet të Tiranës, paralajmëruan se do të ngrihen në protestë ditën e sotme ne orën 16:30, për të kërkuar uljen e çmimeve.

Njoftimi është ndarë në rrjetet sociale, ku kërkohet që të gjithë studentët të nisen nga universiteti i tyre dhe të marshojnë para kryeministrisë.

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply