“Ngrihuni nga kafja”, “fikni makinat”, “ulni çmimin e naftës”. Me këto thirrje dhe pankarta në duar studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës ditën e sotme bojkotuan mësimin dhe u ngritën në protestë në shenjë kundërshtie për rritjen e çmimit të karburantit dhe të produkteve ushqimore kanë marshuar drejt qendrës së Tiranës.
“Nuk jemi të varfër, pro të vjedhur. Bashkohuni me ne. Për luftën jam shumë i informuar, por le të informohemi për rezervat që kemi. Rritja kaq e shpejtë është abuzive, pasi institucionet nuk po marrin masa. Ne nuk jemi ngritur në protestë vetëm për vete, por edhe për familjet.
Po ashtu, urbanët janë reduktuar, po vijnë shumë rrallë, biletat dhe shpenzimet e tjera janë rritur shumë” tha një student. Por si do të vijojë protesta? “Nuk ishte diçka e organizuar, protesta ishte spontane” tha një tjetër student.
Marshimi nga Universiteti Bujqësor në drejtim të qendrës së Tiranës ka bllokuar njërin sens të rrugës, ndërsa policia po ndjek tubimin, por nuk ka ndërhyrë.