Revoltë në Korçë! Qytetarët i bashkohen protestës së studentëve, ‘thyejnë’ kordonin e policisë

Qytetarët e Korçës i bashkohen protestës së studentëve masivisht. Qytetarë kanë vërshuar në rrugë në shenjë revolte ndaj rritjes së çmimeve.

Efektivë të policisë kanë ndërhyrë duke krijuar një kordon për të mos lejuar marshimin më tej të qytetarëve.

Mes protestuesve ishte dhe deputeti demokrat Edmond Spaho, i cili u kërkoi efektivëve të lejonin protestën.

“Edhe ju familjarë si ne jeni, e ndjeni rritjen e çmimeve. Do ishte e udhës të bashkoheni me ne kundër arrogancës që qeverisë”, iu drejtua ai – policëve.

“Na lini të protestojmë, protestë paqësore po bëjmë”, u shpreh një qytetare.

“Ulni çmimet, Rama ik”, janë thirrjet që lëshohen prej protestuesve.

Edhe Ilir Vrenozi iu bashkua protestës i cili recitoi disa bejtje.

“Ngrihu popull protesto, këta kopila mu*i ti rrëzojmë“, u shpreh ai mes të tjerash.

About Redaksia

Check Also

Lubonja shpërthen kundër Soros, reagimi…

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Open, duke folur për Samitin për Rajonin të …

Leave a Reply