Protestës së studentëve të Universitetit Bujqësor i bashkohen edhe qytetarët: Nuk do të ndalemi!

Revolta qytetare kundër rritjes së çmimeve ka përfshirë thuajse çdo qytet të vendit, ndërkohë që Tirana mbetet epiqendra e lëvizjes kundër qeverisë.

Sot janë ngritur në protesta edhe studentët e Universitetit Bujqësor me të cilët janë bashkuar edhe shumë qytetarë të Tiranës.

Pasi kanë protestuar përpara godinave universitare për çmimet e larta dhe pamundësinë e jetesës, ata kanë vijuar protestën në rrugë.

Studentët kanë bllokuar rrethrrotullimin e Kamzës, ndërsa u kanë bërë thirrje shoferëve të bashkohen me ta. Më pas ata kanë nisur marshimin në këmbë drejt Tiranës.

About Redaksia

Check Also

E Ngarkuara me Punë e SHBA në SPAK: Fokusi i Administratës Trump, lufta ndaj karteleve dhe organizatave kriminale

E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn ka mbërritur sot në SPAK për të …

Leave a Reply