Studentët përplasen me policinë te Ministria e Arsimit: Mos prek për 400 mijë lekë të qelbura që merr

Policia ka penguar studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, që të marshojnë përgjatë rrugës së Durrësit, duke e vijuar në drejtim të Bulevardit.

Studentët janë duke iu afruar ministrisë së Arsimit, ku pritet të jetë edhe destinacioni final i këtij marshimi që ka nisur prej më shumë se një ore.

Në një moment studentët iu kërkuan punonjësve të policisë që ti bashkoheshin protestës së tyre, duke iu kujtuar faktin se edhe ata paguajnë taksa dhe çmime të larta.

“A keni edhe ju fëmijë, a i paguani tarifat si ne?”, ishin pyetjet që studentët i bënë punonjësve të policisë, që padyshim nuk morën përgjigje prej tyre.

“Pse po prek pse po më rrethon për 400 mijë lekë të qelbura që merr. Ne do marshojmë për të drejtat tona dhe tuaja, na lini të kalojmë në rrugë të marshojmë”, iu drejtua një student efektivëve.

Studentët u ndalën më pas te Ministria e Arsimit, ku bënë thrrije për ulje të çmimeve.

“S’paguajmë më për ju, as ne dhe as familja”, u shprehën ata.

Protesta e studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, nisi nga fakulteti i tyre dhe vijon në formën e një marshimi në kryeqytet.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply