Thirrja e protestuesve: O Edi Rama, delet janë bërë deshër!…

Një protestues i cili po marshon nga ‘Rruga e Durrësit’ drejt ‘Zogut të Zi’, tha për mikrofonin e Syri Tv se qëllimi i vetëm i protestës është të ulen çmimet. I riu theksoi se 300 mijë lekë pagë që merr nuk i mjafton të ushqehet së bashku me familjen.

Ndër të tjera protestuesi theksoi se, njerëzit po vdesin për të ngrënë dhe kryeministri Edi Rama për 30 vite nuk ka bërë asgjë.

“Njerëzit po vdesin për të ngrënë. Edi Rama ka 30 vite këtu dhe s’ka bërë asgjë. Na ka quajtur dele, por mjaft se jemi lodhur. Kemi detyrime ndaj familjes. 300 mijë lekë rrogë nuk na del për të ngrënë vetë, e jo të mbajmë familjen. O Edi Rama, delet janë bërë deshër”, tha qytetari.

Protestuesit të cilët u mblodhën para kryeministrisë janë zhvendosur në disa drejtime duke bllokuar qarkullimin në rrugët e Tiranës.

About Redaksia

Check Also

U ka vjedhur avionin/ Amerikanët padisin Air Albanian në gjykatën angleze

Një kompani amerikane nga Florida ka ngritur padi kundër flamurit shqiptar të ajrit, Air Albania, …

Leave a Reply