Vokshi: Rama për pushtetin e tij nuk kursen as gazetarët dhe stafin e medias

Deputetja Albana Vokshi, anëtare e Komisionit për Rithemelimin e PD  ka denoncuar sot dhunën që Policia e Shtetit ka ushtruar mbrëmjen e së enjtes edhe ndaj medias, operatorëve që po filmonin drejtpërsëdrejti, protestën e qytetarëve për krizën e naftës në vend.

Vokshi ka sjellë pamjet që u transmetuan gjerësisht, ku njeri nga uniformat blu, godet dhe shtyn me forcë operatorin e Syri TV për të mos lejuar transmetimin direkt të momentit kur ata shtynin qytetarët protestues.

Postimi i Vokshit në Facebook

Dje, Edi Rama nuk kurseu as gazetatët dhe stafin e medias.

Dhuna policore është jashtë kontrollit. Pasi dhunuan djem e vajza protestues paqësorë, rradha i erdha punonjësve të medias.

Në video shihni momentin kur polici godet operatorin e #Syri_TV në krye të detyrës.

Dhuna është fytyra e vërtetë e Edi Ramës që për pushtetin e tij dhunon liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Për pushtetin e tij personal dhunon lirinë e medias, lirinë e fjalës dhe të drejtën kushtetuese për informimit.

Regjimi është drejt fundit!

Mos u trembni! #Rezistoni! #Protestoni!

About Redaksia

Check Also

Goditja e prestigjiozes “Courrier des Balkans”:Rama i lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës

“Courrier des Balkans” Një lider “autoritar dhe i korrupruar” që për më tepër i ka tejet të …

Leave a Reply