Mbyllet protesta, nesër sërish në orën 11:00 përpara Kryeministrisë!

Protesta sapo është mbyllur përpara Drejtorisë së Policisë, ku protestuesit e shumtë kanë kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar nga policia.

Nga bulevardi para Kryeministrisë ku u protestua kundër rritjes së çmimeve, është lajmëruar se do të ketë sërish protestë nesër në orën 11:00 në të njejtin vend.

Ka qenë aktivisti Mirgen Qiraxhi i cili tha se, qytetarët do të vazhdojnë protestat dhe do të mblidhen sërish nesër në sheshin “Skënderbej” për tek Kryeministria.

E sotmja ishte dita e katërt e revoltës dhe protesta më madhe qytetare deri tani shkaktuar nga rritja e madhe e çmimeve të naftës dhe e produkteve të shportës në vend.

Protetsuesit kërkojnë ndërhyje nga qeveria që nga heqja e taksave mbi naftën, produktet ushqimore bazë dhe deri edhe shpalljen e minimumit jetik.

Njeri nga protestuesit i paraqiti këto kërkesa publikisht:

  1. Shpallje në Fletoren Zyrtare, të  minimumin jetik
    2. Ulja e çmimit të naftës në kuotat paralufte.
    3. Çdo ushqim i ngritur të kthehet në koston e mëparshme.
    4. Të deklarosh sa është nafta rezervë e shtetit shqiptar
    5. Të deklarosh sa është fondi për emergjencat
    6. Sa ke në magazinat për gjendjen e jashtëzakonshme.

About Redaksia

Check Also

Ikën Kasanof që mbulonte Shqipërinë në DASH, në vend të tiij diplomatja që flet shqip

Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka …

Leave a Reply