Protestuesit i përgjigjen Ramës: Do të nxjerrim zvarrë nga zyra!

Protestuesit i janë përgjigjur poshtë zyrës së tij kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se, ata që protestojnë janë një “pakicë e çartur”. Një qytetar gjatë fjalës së tij u shpreh i revoltuar me deklaratën e Ramës. Ai tha se, “do ta nxjerrim zvarrë Edi Ramën nga zyra”.

Aktivistja Rezarta Caushaj, gjatë fjalës së saj tha se, qytetarët që janë në shesh janë shumicë dhe jo pakicë.“Nuk jemi pakicë e zhurmshme, por shumicë e zhurmshme” tha ajo. “Ky është vetëm fillimi, nuk ka të ndaluar” tha një tjetër. “Këtu nuk ka opozitë, është populli” tha një tjetër.

“Shqiptarët janë ngritur në nivelin e shqiponjave, Rama ka rënë në nivelin e sorrave. Rama sapo ka bërë një reagim tallësh, fyes dhe përçmues. Rama ik, Rama ik”, tha një tjetër qytetare në shesh.

About Redaksia

Check Also

Pse SPAK ka lindur i vdekur

“RD” Inceneratorët hetohen, pastaj sekuestrohen, pastaj konstatohet se nuk ka fare inecenerator në Tiranë dhe …

Leave a Reply