Protestuesit në Durrës bllokojnë qarkullimin, përplasen me policinë

Në Durrës po protestohet sot kundër rritjes së çmimeve. Qytetarët kanë bllokuar rrugën ndërsa janë përballur edhe me forca të shumta policie.

Ndërkohë një prej tyre ka debatuar edhe me një prej efektivëve të policisë.

“Ti je punonjës i shtetit, paguhesh me taksat e mia, ka lidhje sepse po ti jap unë lekët që po rri ti në punë, unë se kam shkel, për asnjë arsye.

Më thuaj një shkelje që kam bërë unë. Kemi një vit që kemi çuar ligjin në parlament, ju po shkelni të drejtat tona. Është e drejta ime.

Ligjin e bën për veten tënde ti”– ka thënë një i ri teksa debaton me efektivin e policisë.

“Turp turp turp”– dëgjohet që thonë ata në kor.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply