Protestë edhe në Gjirokastër

Edhe qyteti i Gjirokastrës proteston sot kundër rritjes së çmimeve. Sot është lajmëruar një protestë tek ura e lumit në Gjirokastër. Deri tani nuk janë grumbulluar qytetarët ndërsa shihen vetëm forca të shumta policie.

Rikujtojmë se prej 4 ditësh po protestohet në vendin tonë kundër rritjes së çmimeve, duke nisur nga nafta që kapi shifrën 270 lekë për litër, por edhe produkteve ushqimore dhe atyre të shportës.

Nesër në orën 11:00 do të protestohet sërish para Kryeministrisë.

About Redaksia

Check Also

Bushati shigjeton Ramën për krimin e organizuar dhe korrupsionin

Si sot 17 vjet më parë Shqipëria paraqiti kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Europian. 17 …

Leave a Reply