Thirrja e deputetit Spaho në narkopolici, fytyra e vërtetë e Edvin Ramës!

Nga Sali BERISHA

Te dashur miq, dje deputetit i Korçes Edmond Spaho ishte ne rruge, ne protesten madheshtore te qytetareve kunder vjedhjes se tmerrshme te narkoqeverise me çmimet e naftes dhe ushqimeve gjoja nga lufta por qe jane me te larta se ne Ukraine.

Sot Edvin Rama, autor kryesor me vjedhjet dhe korrupsionin e qeverise se tij per rritjen dramatike te çmimeve ka urdheruar thirrjen e deputetit Spaho ne narkopolicine e tij.

Duke denuar presionin politik policesk ndaj deputetit Spaho sigurisht me urdher te Edvin Rames, e pergezoj ate per pjesemarrjen e tij me zgjedhesit e vet ne proteste dhe ju bej thirrje te gjithe demokrateve dhe demokratëve te protesojne me te madh e me te vogel kunder narkoqeverise te karteleve te droges, monopoleve dhe oligomonopleve, vjedhjeve dhe korrupsionit si baze e rritjes me te larte dhe me te shpejte te çmimeve ne bote madje me shpejte dhe me shume edhe se vete ne Ukraine. sb

About Redaksia

Check Also

Mashtrimi i Ramës dhe Kumbaros për ujërat e zeza…

Në fillim të vitit 2023, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë një konference …

Leave a Reply