Tjetër deputet kërkon dorëheqjen e Lulit, Korreshi: Po nuk iku Basha, harroje që fiton PD-ja

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka deklaruar para mbledhjes së grupit parlamentar që do të kërkojë dorëheqjen e Lulzim Bashës.

“Po, do t’i kërkoj dorëheqjen Lulzim Bashës, kjo për të gjetur një zgjidhje që demokratët të bashkohen, pasi vetëm po të bashkohemi do të mundemi të çoojmë PD-në në fitore”, tha Korreshi.

I pyetur dhe nëse do ti bashkohet Berishës në lëvizjen e tij ai tha se hapi i parë do të jetë bashkimi i të gjithë shqiptarëve.

Ai nuk dha një koment të qartë dhe përpara lajmit se një grup deputetësh kanë kërkuar dhe përjashtimin e Bashës nga grupi parlamentar i PD-së duke kërkuar të bëhen insinuata para një mbledhjeje grupi parlamentar.

“Hapi i parë tani është bashkimi i demokratëve. Duhet të jetë përtej çfarë dolloj kushti. Kërkesa ime është të gjendet zgjidhja nga të dyja palët. Të ketë një grupim që ta çojë PD-në në fitore në zgjedhjet pas 8 muajsh. Të gjejmë një kohezion. Po nuk u bashkuan të gjithë bashkë, po nuk u bëmë një grup i vetëm, harroje që fiton PD-ja”, tha Korreshi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply