Tjetër deputet i kërkon Bashës dorëheqjen: Ke mundësinë të ndihmosh opozitën duke u larguar

Edhe deputeti i PD, Fatjon Veizaj i është bashkuar zërave për dorëheqjen e Lulzim Bashës. Në një postim në rrjetet sociale, Veizaj shkruan se, Basha ka detyrimin e mundësinë të ndihmojë opozitën përmes dorëheqjes me dinjitet, nxitjes dhe mbështetjes së një procesi rindërtimi të thellë politik, moral dhe strukturor të partisë.

Duke u ndalur tek vendimi i 9 shtatorit, kur Basha përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar, Veizaj thekson se ishte një vendim personal i tij, për të cilin tha se do mbante përgjegjësi dhe se nuk do lejonte përçarjen e partisë.

Por, ai thekson se PD u përça, dhe Basha nuk mbajti asnjë përgjegjësi.

‘Të nderuar miq,

Hyrja në jetën politike pas një përvoje pune të gjatë nga bota e biznesit, përfshirja si njeri i lirë dhe duke mos pasur nevojë për të qenë aty me cdo kusht dhe kundër parimeve të mija, besoj se më jep mundësinë të jem i drejtpërdrejtë e i pavaruar në ato që kam për të thënë mbi gjendjen e krijuar së fundi në Partinë Demokratike.

Në fillim, opozitës shqiptare sot i duhet të (ri)marrë përgjegjësinë e përfaqësimit, të dëshmojë qartësisht, pa mëdyshje dhe drejtpërdrejt se nuk do t’u humbasë më kohë ndjekësve të saj dhe me gjerë.

Pas humbjes së rëndë të 6 marsit, nuk mund të pajtohem me qëndrimin e Kryetarit të Partisë Demokratike.

Më qartë, nuk pajtohem me mungesën e të vetmit qëndrim të arsyeshëm që Z. Basha duhet të mbajë e që sipas meje është dorëheqja! Ai ka detyrimin e mundësinë të ndihmojë opozitën përmes dorëheqjes me dinjitet, nxitjes dhe mbështetjes së një procesi rindërtimi të thellë politik, moral dhe strukturor të partisë.

About Redaksia

Check Also

Veliaj shantazhon gazetaren pse i publikoi aferat korruptive

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shantazhon gazetaren që ka publikuar fakte të shumta …

Leave a Reply