Vasili: Të ndëshkohen autorët e dhunës ndaj protestuesve

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një komunikim për mediat ka dënuar arrestimin e protestuesve nga civilët.

Vasili ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve duke bërë thirrje që të ndalet dhuna ndaj qytetarëve që protestojnë në të drejtën e tyre.

“Kjo situatë e rëndë për liritë kushtetuese bazike është e pa tolerueshme. Prokuroria Shqiptare ka lidhur duart pa marrë asnjë veprim për të ndëshkuar drejtuesit e policisë dhe dhunuesit civilë policisë.”, tha Vasili.

Prokuroria shqiptare ne mënyre te pa tolerueshme ka lidhur duart dhe ka mbyllur syte duke mos ndërmarre asnjë veprim per te ndëshkuar drejtuesit e policisë por edhe ekzekutoret me xhupa te zinj qe konsumojnë vepra kaq te renda penale. Avokati i Popullit duhet te veproje me vendosmëri per te luajtur rolin e tij ne mbështetje te te drejtave te qytetareve, te cilat po dhunohen hapur e publikisht, vijoi me tej Vasili.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Më 15 mars, në orën 19:00, marshojmë drejt Kryeministrisë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje që ditën e nesërme, 15 mars …

Leave a Reply