Pranvera më e bukur e kësaj dekade!

Nga Rezenbrik SERJANI

Pranvera e shqiptarëve janë protestat model të ngritura, të buruara nga shpirti i revoltës së vërtete popullore, nga ai shpirt i vërtetë, i pastër, i kulluar shqiptarie, atdhedashurie.

Pranvera e kësaj dekade ka ngrohtësinë e demokracisë, ka ngjyrat e patriotizmit, ka çeljen e shqiptarisë, ka blerimim e së drejtës, ka dinamizmin e revoltës së drejtë, duke e kthyer këtë pranverë në pranverën më të bukur të mbarë shqiptarisë.

Energjia e saj buron në çdo rrugë, shesh, lagje, fshat e qytet, duke e ndjerë çdo ditë e më shumë energjinë që përcjellë pranvera e protestave.

S’ka shqiptarë e shqiptare, qytetar të këtij vendi që nuk e ndijen aromën e çeljes së luleve të kësaj pranvere, të ngjyrosur anembanë me fuqinë e pashembullt të të protestuarit, si forma më e shkëlqyer e një demokracie.

Kjo pranverë ngroh shpirtin e çdo shqiptari, na jep çdo ditë e më shumë kurajo, shpresë, guxim e frymëzim për të ecur drejt ndryshimit, drejt rrëzimit të politikave antikombëtare të ndërmarra nga sekti i dimrosur i errësires dhe plogështisë mjeruese.

Kjo pranverë, lulet e saj protestat, dielli i saj shpirti i çdo shqiptari në atë shesh, bashkë me atë shesh, do të jetë imazhi më i bukur i demokracisë.

Kjo pranverë, këto protesta, kjo çelje demokracie do të kthehen në obeliskun e të gjthë shqiptarëve.

Zoti e bekoftë Pranverën Shqiptare!

About Redaksia

Check Also

SPAK-u digjet, qeveria krihet…

Nga Basir ÇOLLAKU Ministri Arbian Mazniku dhe deputeti Plarent Ndreca, janë dy taksitë e fund dhe …

Leave a Reply