EXPOSED

Nga Redin HAFIZI

Lulzim Bashes nuk i ka mbetur tjeter gje, veç te vazhdoje te genjeje veten, pasi mashtrimet e tij nuk i besojne me as mbeshtetesit e pakte te rrethit te tij te ngushte. Pas dates 6 Mars jo vetem Shqiptaret, por edhe te huajt e interesuar per politiken ne Shqiperi zbuluan te verteten mbi Lulzim Bashen dhe idene e tij per nje PD ne sherbim te qeverrisjes. Ky individ vazhdoi me mashtrime nga me infantilet per te fituar kohe qe te arrinte shkaterrimin e PD. Mjeti ishte ndryshimi i ADN, ndryshimi i besimit te demokrateve, nga besimi tek vota, ne besim te verber per kryetarin, por gjithnje duke u fshehur nen propagande prodemokratike. Qe kjo te realizohej Basha ne shtator i shpalli lufte tradites proqytetar te PD historike, duke kerkuar t’a ktheje ne nje organizate ombrelle per shoqata joqeverritare. Ne kete menyre PD duhej ndryshuar nga nje parti e kauzave te forta, qe prekin ndjeshmerine e qytetareve deri ne rrezimin e qeverrise, ne nje organizate propagandistike per projekte te ndryshme me karakter social pa kaluar kurre ne kauza te forta me karakter politik.

Menjehere ndihmoi ndikimi i teorive te Soros per pseudondryshim ne vende te ish kampit komunist nen ndikimin Rus. Vete George Soros e konsideron punen e tij ne keto vende si perpjekje per te realizuar perandorine Soros. Permes idese se politikane ne moshe te re mbartin ide te reja fondacioni Soros ka injektuar ne shume raste ne politiken Shqiptare individe te rinj, pa asnje eksperience pune, pa integritet personal dhe pa moral politik, deri ne nivele drejtuese. Shembujt me te dukshem jane Veliaj dhe Basha. Nderkohe Soros permes medias qe e kontrollon ne shumicen e rasteve, ka krijuar modele lidershipi te pamoralshem, si ne rastin e Edi Rames.

Nje plan i tille qe deri dje mund te quhej si ide konspirative, sot jane ekspozuar per shkak te konflikteve politike te shpallura dhe te pashpallura. Basha u vertetua si politikan ne sherbim te Rames dhe i shitur koke e kembe. Rama po konsolidohet si figura e autokratit, I afte te fitoje urrejtjen popullore, por qe perdor zjarrefikesen Basha per te ulur presionin e opozites. Nderkohe Veliaj i frikesuar nga dalja e fakteve te korrupsionit te inceneratoreve ka nisur te beje levizje te crregullta. Termeti ra dhe minjte e ndjejne te paret duke dale nga vrimat me levizje te coroditura. Nese PS mundohet t’a mbuloje ende krizen pas ekspozimit te korrupsionit prej qindra miliona eurosh, ne PD beteja po shkon drejt fundit, drejt bashkimit te PD dhe forces opozitare ne pergjithesi.

Me ne fund te gjithe e pane te verteten mbi Lulzim Bashen. Atij tashme nuk i ka mbetur tjeter gje vec se te genjeje veten, por kjo nuk mjafton. Te gjithe kerkojne largimin e tij, por serish nuk vendosin te bashkohen tek mjeti qe duhet perdorur. Me dashamiresit e Bashes, qe duan t’a largojne pa damken e humbesit kronik, kerkojne qe largimi i Bashes te pasohet me largimin e Berishes. Edhe pse ky eshte sinjal gjunjezimi i te gjithe atyre qe mbeshteten forte Bashen, nga shoqata apo seli diplomatike, eshte e pafalshme te vazhdohet me injorimin e qytetareve dhe votes se tyre. Edhe ne Amerike kur u prek vota ne zgjedhjet e fundit, u be ekspozimi i korrupsionit te elites politike dhe Amerikanet protestuan si rralle here ne historine e tyre.

PD eshte krijuar si nje parti me orientim perendimor dhe aleate e konservatoreve Amerikane dhe partive te djathta dhe popullore ne Europe. Si e tille ka ne qender te vemendjes qytetarin dhe arma e qytetarit per te sjelle ndryshimin eshte vetem vota. Kjo vjen ne menyre periodike, ose te parakoheshme kur pakenaqesia qytetare rritet dhe shperthen ne protesta. Pra teorite e emrave dhe te moshave per te sjelle ndryshim jane thjesht fasada e aktit kriminal, te ekspozuar tashme, per shkaterrimin e PD duke ndryshuar ADN e saj. Ne anen qe lufton per ruajtjen e identitetit dhe tradites se PD jane hedhur hapa gjigande perpara per te permiresuar opozitarizmin, per te forcuar mesazhin dhe per t’a kthyer PD si parti fituese.

Kuvendi i 11 dhjetorit dhe referendumi demokratik ne 18 dhjetor u vertetuan si te drejta ne 6 Mars dhe per kete grupi i rithemelimit duhet vleresuar. Ata nuk ndenjen ne pritje duke pesuar sulmet e Bashes, por nisen punen pa humbur kohe. Gjithashtu mbeshtetesit e Bashes qe tani jane kundershtare duhet te kerkojne ndjese per dhunen e ushtruar ne 8 Janar ndaj demokrateve. Eshte e papranueshme qe pretenduesit si lidere te PD te kerkojne ndihme nga policia, e njejta polici qe po arreston te rinjte protestues sot. Ne 6 Mars u vertetua se veprimet e dhunshme ne 8 Janar jane kriminale dhe kjo duhet qe te sjelle largimin pa kthim te Bashes nese ai do te kishte pak moral dhe integritet.

Ai keto nuk i ka dhe eshte humbje kohe te merremi me ate, por gjithnje ne perpjekjet per bashkim edhe Basha duhet te kete te drejten te provohet ne vote perpara demokrateve. Bashkimi nuk vjen me kushte, te ike ky dhe ky, per te ardhur ai dhe ajo. Ne kete menyre demokratet nuk kane liri te zgjedhin, por kufizohen tek zgjedhjet e te ashtuquajtures elita politike proSoros qe eshte ekspozuar si nje grup qe merren me politike per t’u korruptuar. Ky nuk eshte bashkim, por ndarje nga e shkuara, tradita, ADN-ja e PD si parti e pluralizmit dhe te drejtes per te votuar. Ne fund te fundit edhe diktatorin Ramiz Alia e hoqen Shqiptaret me vote ne 1992 edhe pse shume do te kishin deshiren t’a shihnin te paguante per krimet e kryera, gjakun e te rinjve, nje pjese e te cileve jane deshmore te demokracise dhe e shkuara e PD qe vazhdon te frymezojne per te ardhmen.

About Redaksia

Check Also

Përse Eni?!

Ina GRILLO Gazetarja Eni Vasili ka postuar nje status te gjate ku ka kundershtuar letren …

Leave a Reply