Kryetari i PD Vlorë: Ne e njohim shumë mirë Bashën, s’mund të humbasim më kohë me të

Kryetari i PD Vlorë, Genc Deromemaj ka folur për zhvillimet e fundit në parti, ku ish-kryetari Lulzim Basha ka thirrur Kolegjin e Kryetarëve.

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Juli Kristafi, Deromemaj theksoi se, Basha është një njeri i papërgjegjshëm dhe i pa aftë për të vendosur për të ardhmen jo vetëm të PD-së por edhe të vetës së vet, pasi nuk di çfarë flet, ndryshe flet në mëngjes ndryshe në darkë.

“Kolegji i Kryetarëve është një strukturë e krijuar pas vitit 2017 në kohën kur Lulzim Basha ishte kryetar i PD-së. Është një organ këshëllimor që qëndron pranë kryetarit të partisë por në lidhje me çfarë ka ndodhur zoti Basha nuk mund ta mbledhi pasi zoti Basha nuk është më kryetar i PD-së.

Për fat të keq pjesa më e madhe e atij kolegji sot nuk është më nga njerëz të votuar sipas statutit të PD-së por nga njerëz të emëruar nga Basha për të bërë një strukturë të tijën dhe jo të PD-së. Pjesën më të madhe të emëruarve nuk i njoh, por në mesin e ish-kryetarëve ose të kryetarëve të degëve, mund të them që ka burra dhe zonja jashtëzakonisht të përgjegjshëm dhe serioz, por në atë mbledhje me aq informacion që kam në atë mbledhje kanë qënë njerëz që nuk kanë shumë lidhje me anëtarësinë e PD-së dhe PD-në.

Nuk mund të legjitimojnë ata asgjë. Dhe për të fat të keq të Lulzim Bashës, ne e njohim shumë mirë mendësinë e tij dhe demokratët e njohin, për fat edhe shqiptarët e njohën në 6 mars dhe nuk mund të na hedhë më hi syve është një gjë e cila nuk mund të humbasim më kohë me një njeri të papërgjegjshmë, pasi unë kam kërkuar ndihmën e institucionve të specializuara për t’u marë me zotin Basha pasi në gjykimin tim nuk është më një njeri i përgjegjshëm dhe i pa aftë për të vendosur për të ardhmen jo vetëm të PD-së por edhe të vetës së vet.

Është një njeri që nuk di çfarë flet, ndryshe flet në mëngjes ndryshe në darkë, i papërgjegjshëm”, u shpreh Deromemaj.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply