Patronazhistja shkon në protestë dhe i lutet Ramës të mos ikë: Je i paprekshëm!

Çudirat nuk kanë fund në Shqipëri. Ndërsa protesta qytetare kundër rritjes së çmimeve ka hyrë në ditën e 6 dhe kanë nisur të artikulohen edhe afate për Kryeministrin Edi Rama në plotësimin e kërkesave, sot një e re, e cila mori fjalën lavdëroi Kreun e Qeverisë.

Por reagimi i turmës ishte i menjëhershëm, ndërsa bulevardi “Dëshmorët e Kombit” pushtoi nga thirrjet “ik, ik”.

“Mirëmbrëma të gjithëve, gëzuar ditën e verës dhe shpresoj të jeni të lumtur. Dua t’i bëj një kërkesë kryeministrit. Ne nuk kërkojmë të ikësh, por të falenderojmë për ngritjen e Shqipërisë që jemi të sigurt që të tjerët nuk do e bënin.

Je i pa ndalshëm dhe i paprekshëm, por situatën duhet ta shohësh në syrin e një artisti që je”, tha e reja, e cila nuk dihet nëse kishte shkuar në protestë për të provokuar qytetarët, apo ishte një matje pulsi nga ata që e kanë çuar për të parë reagimet.

About Redaksia

Check Also

Prokurori i Posaçëm anti-Trump kërkon të largohet, mesazhi i Trump ndaj tij…

Prokurori i Posaçëm Jack Smith dhe anëtarët e ekipit të tij planifikojnë të japin dorëheqjen …

Leave a Reply