Pritje madhështore për Berishën në Elbasan: Ti je shpresa jonë!

Lideri historik i PD, Sali Berisha po kalon Ditën e Verës në Elbasan. Pritja që iu rezervua ishte e jashtëzakonshme.

Rreth tij u bashkuan qindra qytetarë që i dhanë dorën dhe kërkuan të bëjnë foto së bashku.

“Ti je shpresa jonë”, dëgjoheshin qytetarët e shumtë që e takonin Berishën.

Shumë prej tyre vendosën t’i japin dhurata simbolike gjatë vizitës në Panairin e Verës. Berisha shoqërohej nga deputeti Luçiano Boçi.

Disa qytetarë shpreheshin se ai është i vetmi që mund të largojë Edi Ramën, të cilin e quajtën si e keqja më e madhe e vendit. Të tjerë thanë se prisnin pranverën e ndryshimit.

Mes atyre që e përqafuan dhe bënë foto me Berishën kishte të moshuar, fëmijë, adoleshentë dhe të rinj.

“Ju jeni opozita e vërtetë”, dëgjoheshin disa tregtarë, ndërsa Berisha konfirmoi se, ndryshimi do të vijë shumë shpejt.

About Redaksia

Check Also

Zbulohet e-maili skandaloz në USAID: Digjni dhe zhdukni dokumentat sekrete

Zyrtarët e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë nisur një shkatërrim në shkallë të …

Leave a Reply