Promovohet në Vlorë libri studimor “Triada e Kosovës”

Rezenbrik SERIANI

Në ambientet e Muzeut Kosova në Vlorë, i cili do të përfundojë së ndërtuari këtë vit, Instituti i Studimeve Politike “Ismail Qemal Vlora” promovoi librin studimor të shkrimtarit, publicistit, veprimtarit të çështjes kombëtare, ish- kryetarit të LPK, Bedri Islami, “Triada e Kosovës”.

Në praninë e disa dhjetëra qytetarëve vlonjatë, intelektualëve, personaliteteve të fushave të ndryshme, Historisë, publicistikës, miqve nga Kosova e Maqedonmia e Veriut, nuk kishte rast më të mirë për të evokuar nëpërmjet kujtimeve të protagonistëve dhe faqeve të librit, demonstratat studentore në Kosovë, Lëvizjen Kombëtare të Çlirimit të Kosovës si edhe lidhjen e pashkëputur që kishte kauza e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës me Shqipërinë.

Në veprimtari nderuan me pjesëmarrjen e tyre lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kryetari i BDI, njëri ndër themeluesit dhe udhëheqës politik i UÇK, zoti Ali Ahmeti, kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Baba Mondi.

Të pranishëm ishin zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi,; vëllai i heroit të Kosovës dhe Nder i Kombit, Afrim Zhitia zoti Naim Zhitia, deputetët z. Vullnet Sinaj, Fatmir Mediu, Gani Krasniqi deputet, babai i dëshmorit Labinot Krasniqi. Kryetarët e komunave të Drenasit, Ramiz Lladrovci, vëlla i heroit të Kosovës dhe Nder i Kombit, Fehmi Lladrovci dhe Kërçovës, Fatmir Dehari; Hydajet Hyseni, organizator i demonstratave të vitit 1981 dhe drejtues i shoqatës së ish të burgosurve politikë të Kosovës.

Falenderoj folësit: prof. dr. Bardhosh Gaçe, z. Ali Ahmeti, aktorin e madh, Mirush Kabashi për interpretimin e poezive të Bedri Islamit; shkrimtarin Namik Dokle, Ismet Sulejmanin, ish- epror i lartë i UÇK, z. Vullnet Sina, deputet, Ardi Stefa dhe z. Shkëlqim Hajdari.

Falenderoj dy artistët e mëdhenj shqiptarë, Mirush Kabashin, Nder i Kombit për pjesëmarrjen dhe interpretimin e poezive dhe Bujar Asqeriun, Nder i Kombit për moderimin e këtij aktiviteti.

Një falenderim i veçantë shkon për grupin polifonik të Pilurit “Bejkë e bardhë” dhe drejtuesin e saj, Kristo Çipa.

Autori i “Triadës së Kosovës”, miku im i vyer, Bedri Islami, falenderoi të pranishmit dhe evokoi epopenë e asaj lufte të lavdishme dhe protagonistët e saj.

Në përfundim të aktivitetit shoqërova liderin z. Ali Ahmeti, i cili vendosi një kurorë në varrin monumental të Atit të Kombit, Ismail Qemal Vlora.

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply