Protesta para Kryeministrisë: Rama refuzoi 6 ditë më parë, por kur na pa ne këtu nxorri ca lekë…

Qytetarët kanë nisur në ditën e 6 protestën para Kryeministrisë, kundër rritjes së çmimeve. Paralelisht me protestën që po mbahet në Tiranë, edhe në Shkodër gjithashtu është organizuar një protestë për të njëjtën çështje.

Një prej qytetarëve, Mirgen Qiraxhi tha se, jemi në ditën e 6 të protestës, të rezistencës qytetare, ndërsa Kryeministri është mbyllur me hekura brenda, ruan poçat e tavanit në zyrën e tij.

“Ne nuk e dimë nga burojnë pasuritë e këtyre që pasurohen me lekët tuaja. Edi Rama përmend fjalën turp, ndërkohë që ka kohë që e ka ngrënë turpin me bukë. Paketa e këtij Kryeministri është si ato rezistencat që digjen sa vihen në prizë”, tha ai.

Qiraxhi tha se, Edi Rama refuzoi 6 ditë më parë të pranonte krizën, por kur ju pa juve këtu filloi të flasë me qytetarët, nxorri ca lekë që i kishte ndarë mënjanë, dhe thotë se po ua jep juve.

“Iu dha 30 mijë lekë pensionistëve, 1 bukë në ditë i ka dhënë. Pensionistët që kanë ndërtuar këtë vend, Edi Rama iu jep 30 mijë lekë në muaj shtesë, kjo është për të qeshur. Kjo protestë nuk është sprint as vrap, por është rezistencë. Ne nuk shkulemi pa marrë dinjitetin, pa u ulur çmimet”, tha Qiraxhi.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Veliaj nis kërkesat për azil në SHBA, bileta e kthimit me 18 janar, reagimi i Berishës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar biletën e avionit të Veliajt duke e nxjerrë …

Leave a Reply