Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, njëherazi anëtar i Komisionit të Rithemelimit, thotë se, Lulzim Bashës nuk duhet t’i kërkohet dorëheqja, pasi u shkarkua nga Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit.
I ftuar në ‘Radar Informativ’, Bylykbashi theksoi se, shpreson që kolegët e tjerë në PD, të cilët i kërkojnë Bashës dorëheqjen, të arrijnë pikërisht në këtë konkluzion.
Bylykbashi: Së pari paska kërkuar pak, se si rregull ka do dy muaj kohë. Ky është mekanizmi i tij. Nuk e di mund të kërkojë kohë dikush kur ia kërkojnë të gjithë të ikë. Po ia kërkojnë edhe ata që e mbrojtën deri në datë 6 mars.
Përsa na përket ne dhe PD, mos të harrojmë Kuvendin në 11 dhjetor. Ata që e ndjekin Bashën në këtë rrugëtimin e tij që të gjithë po i çudit. Më datë 11 ai Kuvend nuk zhbëhet.
Më shumë se simbolika, 11 dhjetori është kuvendi që bëri dy gjëra të rëndësishme, ndryshoi statutin, u fut referendumi që u zbatua më 18 dhjetor.
Dikush kërkon dorëheqjen, nga dikush që është i shkarkuar nga partia. Besoj se kolegët e mi do të arrijnë te konkluzioni se rruga më e thjeshtë për ta, për të ruajtur edhe dinjitetin është që të mos lodhen fare, t’i kërkojnë dorëheqjen; bashkimi me vendimin e 11 dhjetorit për shkarkimin e mbyll këtë diskutim.