Bylykbashi: Të gjithë po çuditen nga ata që po e ndjekin Bashën në këtë rrugëtimin e tij

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, njëherazi anëtar i Komisionit të Rithemelimit, thotë se, Lulzim Bashës nuk duhet t’i kërkohet dorëheqja, pasi u shkarkua nga Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit.

I ftuar në ‘Radar Informativ’, Bylykbashi theksoi se, shpreson që kolegët e tjerë në PD, të cilët i kërkojnë Bashës dorëheqjen, të arrijnë pikërisht në këtë konkluzion.

Bylykbashi: Së pari paska kërkuar pak, se si rregull ka do dy muaj kohë. Ky është mekanizmi i tij. Nuk e di mund të kërkojë kohë dikush kur ia kërkojnë të gjithë të ikë. Po ia kërkojnë edhe ata që e mbrojtën deri në datë 6 mars.

Përsa na përket ne dhe PD, mos të harrojmë Kuvendin në 11 dhjetor. Ata që e ndjekin Bashën në këtë rrugëtimin e tij që të gjithë po i çudit. Më datë 11 ai Kuvend nuk zhbëhet.

Më shumë se simbolika, 11 dhjetori është kuvendi që bëri dy gjëra të rëndësishme, ndryshoi statutin, u fut referendumi që u zbatua më 18 dhjetor.

Dikush kërkon dorëheqjen, nga dikush që është i shkarkuar nga partia. Besoj se kolegët e mi do të arrijnë te konkluzioni se rruga më e thjeshtë për ta, për të ruajtur edhe dinjitetin është që të mos lodhen fare, t’i kërkojnë dorëheqjen; bashkimi me vendimin e 11 dhjetorit për shkarkimin e mbyll këtë diskutim.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply