Gjata: Basha nuk flet për protestat sepse Rama i heq policët që i mbrojnë selinë

Çlirim Gjata, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD, u shpreh se, Lulzim Basha nuk thotë asnjë fjalë për Edi Ramën, pasi Kryeministri ia heq policët që e mbrojnë dhe i ruajnë selinë.

I ftuar në Task Force në SYRI TV, Gjata tha se, Kryeministri është thirrur në interpelancë lidhur me paketën e rezistencës nga pjesa më opozitare e grupit parlamentar të PD-së.

“Kjo është kërkesa e pjesës më opozitare e grupit parlamentar të PD-së. Ka një problem nga zoti Basha pasi pritej një deklaratë të paktën në lidhje me protestat. Të dielën u bë një deklaratë. Nuk pati asnjë deklaratë edhe pse ne ishim pjesmarrës nëpër protesta dhe shkonim nëpër komisariate për të nxjerrë protestuesit.

Nuk ka asnjë kërkesë interpelance për asnjë ministër apo për zotin Rama për ti kërkuar llogari për atë që po ndodh. Nuk e di se çfarë ka ndodhur me godinën sepse pas blindimit nuk kam shkuar më aty dhe nuk e di nëse është krijuar një dhomë meditimi aty.

Ky grup që është pjesa më opozitare në parlament po i kërkon Ramës dhe qeverisë që të japë llogari. Pse zoti Basha nuk ka ndërmarë asnjë veprim, të përkrahë protestat qoftë edhe me deklaratë apo qoftë edhe kundër qeverisë të ndërmarë një veprim në parlament përsa i takon kësaj. Dhe kjo ndodh sepse ai ruhet me policët e Ramës dhe ai i heq mbrojtjen”, tha Gjata.

About Redaksia

Check Also

Boçi: Si mundet një njeri me uniformë të godasë me shkelma e grushta nënkryetarin e kuvendit!

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, u shpreh nga zona e “Pallatit me Shigjeta” se, policia …

Leave a Reply