Lubonja: Yuri Kim arrogante, sillet si neo kolonialiste

Analisti Fatos Lubonja shprehet se, sjellja e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, është neo kolonialiste dhe arrogante.

Gjatë një interviste në News24, Lubonja shprehet se një parti non grata mund të marrë shumë vota, pikërisht për shkak të sjelljes së Yuri Kimit.

“Po të formohet ndonjë parti non grata në Shqipëri, përtej arsyetimeve, kam frikë se do të fitojë sa ‘Shtëpia e Lirisë’ dhe më shumë, me këtë që ka bërë ambasadorja Yuri Kim. Me këtë sjellje arrogante, neo kolonialiste. Shkel të gjitha parimet themelore me të cilat ne kemi dashur amerikën.

Prandaj një parti ‘non grata’ mund të ishte edhe më e fortë se ‘Shtëpia e Lirisë’, është shprehur Fatos Lubonja në News24.

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply