Ja kush po e ndihmon Putinin në Shqipëri! Berisha publikon dokumentat

Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncon skandalin e një anije ruse që po përpunohet në Portin e Durrësit në shkelje të sanksioneve kundër Moskës. Në denoncimin e sotëm, Berisha shkruan se anija nuk ka grurë, por tuba. Më tej ai thekson se anija nuk është lejuar në portet e Francës.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Ja se kush po ndihmon Putinin!

Anija ruse nën sanksione me gjithë denoncimin tim të mëparshëm po përpunohet në Portin e Durrësit. Ajo nuk ka grurë, por tuba etj. Ajo nuk hyri dot në portet e Francës! Lexoni mesazhet e denoncimit dhe shikoni fotot e qytetarëve dixhital! sb

Doktor mirëdita. Së pari ju uroj një ditë të mbarë! Së dyti po ju sjell një info për anijen ruse që ju patët denoncuar për t’u futur në Portin e Durrësit. Ata po përgatiten për ta përpunuar.

Doktor mirëmbrëma. Turp më të madh se Kryeministri që thotë “protestuesit janë turp se protestojnë kur në Ukrainë bëhet luftë” nuk ka. Quan turp popullin që proteston për çmimet, e nga ana tjetër bashkëpunon me rusët. Kishte mbi 10 ditë një anije ruse e ndaluar nga çdo port i Evropës të ankorohej që rrinte ne ujërat ndërkombëtare e tashme e pranuan të hyjë në portet shqiptare. Franca e refuzoi (https://www.maritime-executive.com/…/french-navy…), ne e pranuam. Dhe një nga kompanitë më të listuara për embargo, (https://www.spisok-putina.org/en/personas/fradkov-4/) ndërkohë që KM e Batonoviçi thonë turp ju qe protestoni kundra Ukrainës, por nga ana tjetër bashkëpunojnë me Rusinë. SPAK duhet të hetoj, si janë lejuar të procedojnë institucionet shqiptare që kanë lejuar këtë anije të hyjë, kur drejtoria e doganave ka shpërndarë buletinin e Fletores Zyrtare të Bashkimit Evropian për embargon e subjektet e ndaluara. Japin urdhër të fusin anijen, po nuk mbajnë asnjë përgjegjësi e nuk firmosin asnjë shkresë, por veç urdhërojnë me gojë. Doktor, turp është KM që qan për Ukrainën e bashkëpunon me Rusinë, jo populli që proteston. Më poshtë jane fotot e anijes, dhe Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian për të gjitha subjektet ruse që doganat duhet të ndalojnë.

Nuk ka grurë e drithëra anija. Ka tuba e pajisje makineri, nuk e di tamam.

Fotot po t’i hapësh një nga një, sheh të gjitha materialet, anijen ruse, të dhënat e pronarëve rusë, Fletoren Zyrtare të BE, pozicionin e ankorimit të anijes, dhe refuzimin që Franca i ka bërë e nuk e ka lejuar të hyjë në Francë.

About Redaksia

Check Also

Lubonja shpërthen kundër Soros, reagimi…

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Open, duke folur për Samitin për Rajonin të …

Leave a Reply