Protestuesit kërcënohen me armë nga një civil në Tiranë, policia nuk e shoqëron

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme teksa banorët e Babrrusë, Paskuqanit dhe të “5 majit” janë mbledhur për të protestuar kundër shembjes së shtëpive të tyre.

Incidenti ka ndodhur në momentin që protestuesit kanë bllokuar rrugën ku një prej drejtuesve të automjeteve i veshur civil, ka nxjerrë armën dhe ka kërcënuar protestuesit. Më pas është larguar pa hasur në asnjë lloj reagimi nga ana e policisë së shtetit.

Kjo ka revoltuar banorët të cilët u ndjenë të kërcënuar dhe të pambrojtur për faktin se policia nuk ndërhyri në asnjë moment.

Banorët: Ç’janë këto civila more qeveri hale? Pse policia nuk e shoqëron civilin që nxjerr armën. Ai mund të jetë civil dhe mund të jetë gjithçka, për çfarë e nxjerr armën ai?

Ky është gardisti që kërcënoi me armë protestuesit

Euglen Kujtim Benga me detyrë nën-oficer te Garda e Republikës dhe shoqërues i kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, kërcënoi sot me armë zjarri banorët e Paskuqanit.

Qytetarët po protestonin kundër shembjes së shtëpive, të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe kur ndodhi incidenti.

Efektivi i Gardës ka tentuar të kalojë përmes turmës së protestuesve me automjetin e tij me targa AA 270 ZK, por ka hasur në rezistencën e banorëve.

Në këtë moment ai ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka kërcënuar banorët që t’i hapin rrugën.

Sakaq, forcat e policisë të pranishme në vendin e ngjarjes nuk kanë ndërhyrë.

About Redaksia

Check Also

BIRN: 106 miliardë lekë të inceneratorit të Tiranës kanë shkuar në drejtim të paditur

Kompania koncesionare Integrated Energy BV SPV, e cila është aktualisht nën administrim shtetëror, ka dështuar …

Leave a Reply