Sejamini: Berisha i vetmi që mund ta mbajë PD-në e bashkuar! Të gjithë t’i nënshtrohen votës

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, Neritan Sejamini ka folur për zhvillimet në PD dhe ultimatumin e deputetes së PD-së Grida Duma në drejtim të deputeti Lulzim Basha.

Sejamini theksoi se këto zhvillime në PD janë kosto e një veprimi të munguar nga ana e zotit Basha i cili duhet të kishte dhënë dorëheqje që pas humbjes së zgjedhjeve në 25 prill.

Sipas Sejaminit, Berisha do të vijë në krye të partisë pasi është i vetmi që mund ta mbajë partinë të bashkuar.

Sejamini: Të gjitha zhvillimet në PD janë kostoja e mungesës së lidershipit dhe mungesës së vendimeve të mara pas humbjes së zgjedhjeve në 25 prill. Nëse Luzlim Basha do të kishte dhënë dorëheqjen dhe deputetët e PD-së do i kishin kërkuar dorëheqjen të gjitha këto zhvillime dhe kosto nuk do të kishin ndodhur. Dhe janë kosto shumë të mëdha këto për opozitën jo vetëm përçarja dhe rezultati zgjedhor por edhe te imazhi i opozitës që ka pësuar një goditje shumë të rëndë në publik.

Dhe janë kosto vetëm për një veprim të munguar, do të ishte veprim prej udhëheqësi i Lulzim Bashës nëse do të kishte dhënë dorëheqje dhe i pjesësë tjetër që nuk u treguan udhëheqës që ti thonin stop duhet të vijë dikush tjetër në krye të partisë.

Tani në vend të ecim para, do të bëjmë një hap prapa, pasi zoti Berisha do të vijë në krye të partisë pasi është i vetmi që mund ta mbajë partinë të bashkuar. Të gjitha këto janë humbje kohe dhe është herët të thuash që PD-ja është bërë parti demokratike.

Po quaj parti demokratike atë pjesë që përfaqëson nën drejtimin e zotit Berisha.

Të gjithë këto që po shikoni janë rrëmuja për të larguar të shpëtuar pushtetin. Kjo është një lojë banale dhe nuk është për lojë parimore, por ka një gjë parimore që të gjithë t’i nënshtrohen votës. Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply