Duma: Grupi gëzon legjitimitetin më të lartë, Lulzim Basha po e zvarrit dorëheqjen

Deputetja Grida Duma i kërkoi sot Lulzim Bashës që të mos e zvarrisë procesin, por të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD.

“Ka një solidaritet me kohën që ka kërkuar, “ju lutem më jepni më shumë kohë” për të pritur edhe dy tre ditë. Por sa më shumë të reagojmë aq më mirë është për PD-në. Të gjitha organet të respektohen, por duhet të kemi kujdes. Nëse deri sot kishim, kryesia zyrtare, e votuar, e emëruar, sot për mua grupi gëzon legjitimitetin më të lartë dhe nuk është më mirë që të zvarritet procesi”, tha ajo.

Duma u shpreh se, kolegji i kryetarëve nuk e mbështet Lulzim Bashën. “Nuk kam bindjen që është kolegji i kryetarëve që e mbështet, ata që janë bërë lajme nuk përfaqësojnë realitetin e kolegjit të kryetarëve.

Kryetarët janë ata që zgjidhen me votë, por kur janë të emëruar nuk përfaqësojnë shumicën. PD që të jetë e madhe duhet të dalë nga këto konflikte, tani është një dakordësi që vjen nga rezultati i 6 marsit”, tha ajo.

About Redaksia

Check Also

I paguari nga Rama ofendon shqiptarët e Kosovës pse kanë bojkotuar plazhet e Shqipërisë: Jeni hajvana!

Shërbimet e një servili të paguar nga Rama që ofendon popullin e tij. Nga Berat …

Leave a Reply