I Dërguari i Posaçëm i Gjermanisë takon Pollon dhe refuzon Bashën

Nga Genc POLLO

Me z. Manuel Sarrazin takohem sërish në Tiranë. Dikur si raporter për Shqipërinë grupit i Partisë së Gjelbër në Bundestag, sot i Dërguar i Posaçëm i qeverisë gjermane për Shqipërinë e Ballkanin Perëndimor. Është pozitive që ai kontakton edhe opozitën.

Përveçse dënimit të agresionin të Putinit kundër Ukrainës dhe rolit të Shqipërisë ku gjërat janë të qarta u ndala tek procesi i integrimit në Bashkimin Europian. Fuqitë e treta jo miqësore me BE nuk kanë përkrahje në popullsinë shqiptare. Partia Demokratike siç ka realizuar në të shkuarën ashtu do të konsolidojë edhe në të ardhmen ankorimin e vendit në Europë e në Perëndim.

Partia Demokratike do të mirëpriste çeljen e negociatave për anëtarësim këtë gjashtëmujor nën presidencën franceze të BE-së. Por vlera konkrete e këtyre negociatave për shtetin tonë e ndonjë tjetër në rajon ku dominon korruptokratia është në radhë të parë rekuperimi i elementeve bazë të shtetit ligjor e të demokracisë; ose siç njihen Kriteret e Kopenhagenit të cilat janë kusht sine qua non për BE. Neglizhimi i tyre nuk është ndihmë për popullin shqiptar. Gjermania me rolin e saj pozitiv në rajonin tonë dhe në BE mund të ndikojë veçanërisht në këtë drejtim. GP -/-

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply