Në vitin 2013, Edi Rama e cilësonte gazsjellësin TAP, si një projekt që nuk do kishte impakt ne ekonomi dhe s’do ndikonte në rritjen e punësimit. Por pasi erdhi në pushtet, në vitin 2016, kryeministri Edi Rama krenohej me projektin duke thënë se ka punësuar 4200 persona.
Ndërsa gazsjellësi TAP u kthye në shpëtimin e Evropës, duke e bërë të pavarur nga gazi rus, në vitin 2013, kur u miratua vendimi për ndërtimin e tij, Partia Socialiste kishte rezerva për projektin, duke thënë se nuk do të sjellë impakt në ekonomi. Në një dalje për mediat në atë kohë, ish- ministrja Milena Harito, duke kundërshtuar qeverinë ‘Berisha’, deklaronte se gazsjellësi TAP nuk do ndikonte ne rritjen e punësimit.
Por pasi mori pushtetin, kryeministri Edi Rama duket se ndryshoi mendim. Në vitin 2016, me nisjen e punimeve për gazsjellësin TAP, Rama e cilësonte si një motor industrial për vendin, që do hapte deri në 4000 vende pune.
Nga të ardhurat që i ka sjellë buxhetit të shtetit, projekti i gazsjellësit TAP është cilësuar si investimi më i madh në vend, në 30 vitet e fundit.