Imami: Basha i vetmi kryetar partie që pasurohet në opozitë!

Ish-ministri Arben Imami deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ se, vendi ka nevojë urgjente për një opozitë të vërtetë. Imami deklaroi se edhe sikur të gjithë ministrant të kenë qenë të korruptuar, Lulzim Basha është i vetmi kryetar partie që po pasurohet në opozitë duke shitur jo vetëm vendin e tij të punës, por edhe të ardhmen e vendit.

“Nuk them që thjesht Basha nuk ka fituar por nuk ka bërë opozitë, ka shitur opozitën, po dalin me fakte. Mund të jetë e vërtetë që çdo ministër të ketë qenë i korruptuar në këtë vend por është hera e parë që kryetari i një partie bën para në opozitë. Nuk shet vetëm vendin e tij të punës, por shet të ardhmen e Shqipërisë. Kemi nevojë për një opozitë që të kemi një fitore”, tha Imami.

About Redaksia

Check Also

Qeveria do të shpenzojë 12 milionë euro për të luftuar korrupsionin që bën vetë!

Qeveria shqiptare do të shpenzojë 12 milionë euro nga paratë e qytetarëve për të forcuar …

Leave a Reply