Vokshi: Rama si Putini! Vetëm këta të dy s’i lejojnë protestat paqësore!

Deputetja e PD, Albana Vokshi tha se, opozita do të mbështesë protestat e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe karburanteve, pasi më në fund po reagojnë.

E ftuar në ‘Ora news’, Vokshi theksoi se qytetarët po dalin për të kërkuar të drejtat e tyre dhe jo për interesin e partive.

Vokshi:Patjetër që ne i mbështesim protestat. Ne jemi përfaqësues të qytetarëve. Duhet të jemi në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Ka shpresë se qytetarët më në fund po reagojnë. Nuk po dalin në protestë se i thërret një parti politike, por po protestojnë për të drejtat e tyre. Po protestojnë për një jetesë të përballueshme, që të mos abuzohen nga qeveria edhe në kohë krize. Ka qenë vet qeveria që ka spekuluar me rritjen e çmimeve, që ka lejuar, që ka nxitur për rritjen e çmimeve çmimeve. Rama i la hapësirë çdo spekulanti që të rrisë çmimet në një kohë krize.

Deputetja Vokshi ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me presidentin rus Vladimir Putin, pasi sipas saj vëtëm këta të dy nuk i lejojnë protestat paqësore.

Vokshi: Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim qytetarët. Atje do të jem edhe si nënë. Nëse protestat nuk do të shuhen, do arrihet diçka. Nuk është opozita organizatore por e mbështesim. Edi Rama është si Putin. Dy njerëz ka që i ndalojnë protestat paqësore, Putini dhe Edi Rama. Kjo fuqi i vjen sepse Edi Rama ka ngritur atë makinerinë e patronazhistëve dhe ka blerë duke abuzuar dhe shantazhuar votat më 25 prill. Është bërë një krim i rëndë elektoral. Arroganca e Ramës vjen pasi kjo qeveri nuk ka ardhur me votë të lirë.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply