“Luli i Vocërr” në kohë moderne

Nga Valentin LUMAJ

Askush s’e njef ma Lulin. As shokët dhe shoqet e tij, Enkelejdi, Jorida, Goni, Ervini, Grida… e as Yuri, ajo ‘dashnorja’ e tij e zjarrtë amerikane… me një nur aziatik. Ata më përpara me të loznin, kurse tash nuk e njofin.

Ma mirw me thanë se e njofin, por ata tash lozin për hesap të vet… dhe për t’i pëlqye doktorit, e Luli i shikon veç për hesap te vet. Sot gjithkush ka punët dhe telashet e veta, ashtu doktori, ashtu dhe Luli. Ahh…More Lul! Shumë herët po të duhet me e lanë politikën për me fillue me shikue punën tande!

Kur Luli hyn n’oborr të Selisë t’Partisë Demokratike, buza i qeshet nga pak, por askuj, asnji fjalë s’i thotë. Ecë ngutshëm, tue shikue djathtas e majtas, po gjithnji tue ecë deri sa të mbrrijë në cak të vet, në katin e dytë. Aty, në ballkonin e zyrës së tij, aty ku disa llum-protestuesish u ngjitën një herë me shkalla, aty shumë i pëlqen të qëndrojë Lulit. Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet e ngrofta të diellit në këto ditët e prag-pranverës.

Mbështetet Luli për mur, grushtat e vogjël i shtje ndër xhepa, hundën e gjatë e të kuqun nga të ftoftit e mëngjesit ja sjell diellit, buzqesh dhe…shikon. I kujtohet tymi dhe gazi që u hodhi dikur demokratëve. Dhe çlirohet kur i kujtohet se ai e fitoi atë betejë, por prapë trishtohet…përse me akuzojnë se nuk kam fituar asnjë betejë xhanëm?!

Kthen ftyrën e trishtueme nga oborri, nuk sheh njeri… vetmi gjithandej, vetmi edhe në cakun e tij. Përse vallë nuk vijnë prapë që t’a marrin Selinë… e unë t’ju hedh prapë gaz, gaz, gaz, dhe të gajasem edhe një herë. Kthehet nga muri. Kërkon një laps të shkruajë diçka në mur, nuk e gjen dhe vetvetiu me gishtin tregues shkruan emrin e tij Lul…. Me blozën e tymit në majë të gishtit, mundohet të ngjyros dy-tre thinja që duket se janë të freskëta.

Kthehet të hyjë brenda dhe ndalet para xhamit që reflekton porsi pasqyrë. Një moment reflektimi edhe për Lulin. Gjaja që ma tepër i tërhjek vëmendjen asht se i ka ikur buzqeshja. Sa i hijshëm isha kur buzëqeshja! Fytyra më shkëlqente! – mendon Luli dhe pa dashtje i shkojnë sytë tek këpucët e lustrafinit, shkëlqimi i të cilave ia vrau t’pamit në rrezet e Diellit. Kujtohet Luli se nuk ka asnjë mbledhje partie apo grupi parlamentar. Edhe sikur të ketë, ska asnji njeri aty, veç pastruesja që sidhet nëpër koridore, të gjithë janë zhdukur.

Del në rrugë. Nga kurreshta i afrohet një lypsari. Padashtun, sytë i shkojnë tek tollumbet e tij, ndër të cilat shifen mire të pesë gishtat e kambëve të zbathuna. Ulet dhe shef kambët e zbathuna të lypsit në lustrin e këpucës së vet, -aq shumë shkëlqejshin këpucët e Lulit!!! Por fytyra e Lulit nuk shkëlqen ma. Shikon lypsarin tek qeshet ashtu pa shkak dhe ndien xhelozi, përse lypsari të jetë i lumtur dhe unë jo?!! Dhe mendon Luli: ç’dreqin pati ai Migjeni që i kushtoi poemë mjerimit. Veç ta dinte Milloshi se çka asht mjerimi i shpirtit!!

Mbasi lypsari me tollumbe fluturoi, Luli ngadalë shkoi te caku i vet në ballkon, në diell, t’i ngrohi hundën e gjatë e të kuqun, dhe t’i qeshet Diellit, se vetëm Dielli i ka mbetun. -Por kur s’ka diell, si ia ban i shkreti Lul? Ndoshta ia bajnë hallin apostujt e mëshirës dhe të dashunis… Noshta, ndoshta…

Ashtu në mendime dhe agoni, papritun i afrohet pastruesja e Selisë. Luli e ka ftyrën e dlirë dhe pa puça… pastruesja ia ledhaton faqet, gushën, e Luli i afrohet, ja merr dorën, e shikon me sy pëllumbi, dhe kishte me dashtë t’i falë diçka asaj… -Do të jepja ca vjollca por vjollca tash nuk ka. -Çka asht ajo fjalë bre, sha zotën asgja sdue, veç me të pa ty të lumtun. Luli buzëqesh për një çast dhe prapë vërenjtet.

Dialekti i saj i kujton doktorin. Ahh… doktori ia treti buzqeshjen Lulit.

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply