Revoltë ndaj ministres së Ramës: Eshtë idiote, le të jetojë një muaj me 140 euro

Qytetarët në Durrës, kanë protestuar sot kundër rritjes së çmimeve. Një i ri shprehet se rrogat dhe pensionet nuk rriten, ndërsa shtoi se qeveria rrit vetëm çfarë i intereson.

“Nafta është rritur, protestoj për të ardhmen, çdo gjë po shkon për poshtë. Populli vetëm varfërohet”, tha i riu.

Protestuesi një mesazh kishte edhe për ministren e Ramës, Delina Ibrahimaj, e cila tha mbrëmjen e kaluar se me 140 euro të ardhura në muaj nuk quhesh i varfër.

“Ta lërë rrogën, edhe qiratë që mbledh në ato të vetat. Ta provojë a e kalon dot muajin me 140 euro, kur të vijë të dali këtu si ne”, tha ai.

Ndërsa një tjetër i ri i cili ishte në karrocë me rrota, tha se nuk ka qeveri më për turp në botë. Për deklaratën e Ibrahimajt theksoi se ajo është një idiote dhe nuk ja vlen të përgjigjet më tej.

About Redaksia

Check Also

Stafi i Trump i kërkon Donald Lu të largohet nga Departamenti i Shtetit

Shumë diplomatë karriere në Departamentin e Shtetit dhanë dorëheqjen mesditën e së hënës pasi iu …

Leave a Reply