Paloka: Rama përdor disa mënyra për të shuar protestat, ai njeh vetëm gjuhën e forcës…

Deputeti i PD, Edi Paloka ka komentuar protestat që po zhvillohen kundër rritjes së çmimeve, duke u shprehur se është e vetmja mënyrë reagimi përballë një qeverie që nuk do të dëgjojë dhe përballë një kryeministri arrogant.

Në një intervistë për Ora News, Paloka theksoi se, opozita ka përgjegjësi që të nxisë reagimin e qytetarëve, kur bëhet fjalë për padrejtësi.

Gjithashtu Paloka ka thënë se, Rama përdor disa mënyra për të shuar protestat, ndërsa shton se ky i fundit njeh vetëm gjuhën e forcës dhe asnjë lloj gjuhe tjetër.

Paloka: Unë e kam filluar me protesta karrierën time politike dhe kam qenë gjatë gjithë kohës një nga njerëzit që më shumë se çdo kush tjetër ka nxitur protestën si reagim. Protesta është e vetmja mënyrë reagimi e një populli përballë një qeverie që nuk do të dëgjojë, për më tepër një qeveri si kjo që ka 9 vite që drejton me Ramën kryeministër, i cili është arrogancë, përbuzë qytetarët, e në veçanti protestave.

Është përgjegjësi e opozitës të nxisë reagimin e qytetarëve, kur atyre iu bëhet një padrejtësi, por është detyrimi i çdo qytetari të reagojë ndaj padrejtësive.

Rama ka arritur t’i shuajë protestat. Ka disa grupime që i fut në mes të protestave që detyrë kanë të largojnë njerëzit. Nëse protestat nuk marrin mbështetjen e opozitës ajo është e destinuar që të shuhet, prandaj dhe Rama e luan këtë lojë. Nëse ka padrejtësi, nuk mund t’i thuash opozitës rri jashtë, sepse kjo do i shërbente Ramës. Duhet që një protestë kundër qeverisë të ketë gjithë bazën e mundshme jo të largojmë njerëz. Rama njeh vetëm një gjuhë, gjuhën e protestës dhe të forcës, nuk njeh gjuhë tjetër.

Rama nuk di të bëjë mirë, por Rama ka një stil tjetër për të marrë mirënjohje dhe falenderime nga qytetarët. E krijon problem vet dhe pastaj ofrohet si zgjidhësi apo shpëtimtari atij problemi.

Protesta duhet të drejtohet për rrëzimin e Ramës, sepse sa të jetë Rama probleme do të kemi gjithë kohën.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply