Berisha: Do bëjmë gjithçka që gratë dhe të rinjtë të marrin atë çfarë u takon në drejtimin e PD

Ish-Kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij në “Foltoren” e radhës me shqiptarët e Greqisë tha se, Edi Rama mund të jetë sot politikani më mizogjen në Shqipëri, por unë nuk kam lexuar një gjë të tillë për askënd as në Europë.

“Si njeri i fasadës ai ka angazhaur një numër të konsiderueshëm zonjash e zonjushahs në poste të ndryshme por apsolustisht vetëm si fasadë dhe vetëm për t’i përdorur si zëdhënse të tij në funksion të imazhit.

Kurse PD do të bëjë gjithçka që zonjat dhe zonjushat të marrin vendin dinjitoz në organet drejtuese të saj e nesër në qeverisjen e PD.

Bashkëpunimi me të rinjtë përbën një qëllim madhor. Unë kam krenari tu tregoj se ishin të rinjtë më të parët që mbështetën foltoren si një dritë shprese për të ndryshuar këtë vend dhe për tu bërë atyre të mundur që të realizojnë në Shqipëri ëndërrat e tyre.

Do bëjmë gjithçka që ata të marrin atë çfarë u takon në drejtimin e PD dhe të jetës publike në Shqipëri”tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …

Leave a Reply