Çakallizmi nuk është kapitalizëm, është sovjetizëm!

Nga Gent STRAZIMIRI

Nuk ka gjë më sovjetike, kësisoj të rrejshme, të vjetër, anti-liri e anti-njerëzore, sesa t’i veshësh kapitalizmit, maskarallëqet e çakejve që spekulojnë me liçencën tënde, dora vetë!

Kapitalizmi është liria për të bërë biznes, dhe si çdo liri tjetër, ka nevojë për rregulla që të funksionojë siç duhet.

Jashtë kësaj aksiome, çdo “liri” kthehet në pushtet i pakicës ç’ka e bën pashmangshmërisht vrastare të çdo lirie dhe të drejte të shumicës pa pushtet, përfshi lirinë e të ushqyerit e të jetuarit me dinjitet.

Kjo ndodhte në “socializëm”, “sovjetizëm”, ku biznesin e bënte vetëm shteti, kapitalisti i vetëm!

Shteti ishte kapitalisti i vetëm, i lirë të imponojë rregulla arbitrare që asgjësonin lirinë e individit për të bërë biznes, për t’u ushqyer e deri për të menduar jashtë vullnetit të tij.

Kjo ishte dhe risia e “shtetit të tipit të ri”, i cili në fakt ishte “kapitalisti i tipit të ri” … monopolizuesi i gjithçkaje që quhej “biznes”!

Çdo individ a entitet që tentonte ta provokonte këtë monopol, e paguante me jetë…

Në këmbim, kapitalisti-shtet, të ofronte një mbijetesë mjerane, duke të mbajtur nën frikën konstante të humbjes së gjithçkaje, edhe të jetës!

Arsyeja ishte gjithmonë “e përkohëshme”, “madhore”, një armik imagjinar, “luftë” a një “bllokadë” për arsye “ideologjike” a “cmire globale” e cila kalohej duke shtrënguar dhëmbët dhe rripin…

Kjo sakrificë i kërkohej popullit, jo shtetit, kapitalistit të vetëm, as disa të privilegjuarve që identifikoheshin me të, kapitalistin e vetëm: shtetin!

“Bllokadë” pas “bllokade”, kapitalisti – shtet u kthye në çakall, sepse për të ngrënë s’i mbeti tjetër, veçse kufomave që vetë i kishte krijuar, viktimave të mungesës së lirisë për të bërë biznes, viktimave të monopolit të tij për të bërë biznes.

Kjo ka ndodhur në secilin prej shteteve-qelbësira, (siç i quante Presidenti Reagan shtetet e “kampit socialist”), pavarësisht nëse komunikonin ose jo ekonomikisht apo politikisht me njëri-tjetrin…

Ky është një “film” që e kemi parë dhe vuajtur në kurriz për 46 vjet në kohën e pushtetit të Kristaqit…

Nuk ka gjë më kapitaliste se t’i kërkosh shtetit të respektojë rregullat për të mbrojtur lirinë e të bërit biznes, për të ruajtur kapitalizmin nga çakallizmi dhe çakejtë…

Ata nuk do të ekzistonin nëse ai që drejton shtetin nuk përfiton prej tyre.

Ndalimi i tyre në mbrojtje të lirisë së tregut e të biznesit, është detyrë e çdo njeriu të lirë.

E kundërta, dmth të presësh me durim që të njëjtin “film” ta rijetosh përsëri nga i biri i Kristaqit, do të thotë të mos ta meritosh lirinë…

Do të thotë, të meritosh sovjetizmin, dmth tallonin, dmth mjerimin, dmth të projektosh veten sërish në feudalizëm, jo në kapitalizëm….

KAQ!

About Redaksia

Check Also

Doni ta merrni Serbinë në NATO?! Pranojeni Kosovën në Aleancë!

Enver Bytyçi Kombet janë organizma njerëzore kolektive. Ashtu si individët ushqejnë konkurencën e garën për …

Leave a Reply