Berisha: Trajtimi në ambasada për faqe të zezë! Ky regjim do të marrë fund njëherë e mirë!

Reagimit të një qytetari të pranishëm në “Foltoren” me shqiptarët e Greqisë për sjelljen arrogante në ambasadën e shqiptarëve në Athinë, Berisha u përgjigj se, trajtimi juaj në zyrat e ambasadës në Athinë është një turp e faqe e zezë e këtij regjimi e cila do të marrë fund njëherë e mirë.

Për shkollat shqiptare në Greqi, Berisha tha se, autoritet greke janë treguar të gatëshme që të pranojnë standartin europian për këtë çeshtje.

“Unë kam besim përsëri se qeveritë greke nuk do të kundërshtojnë çeljen e shkollave për mësmin e gjuhës shqipe dhe historisë, lendë bazë në përputhje me detyrimet që ka çdo vend i BE për emigracionin dhe pakicat. Do të mbetet një detyrim i yni dhe jam optimist se do ta realizojmë.

Krahas kësaj hapja e qendrave kulturore dhe zhvillimi i programeve on-line do të ketë një drejtim tjetër për shkollimin fëmijëve të emigrantëve tanë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Në BKH është dorëzuar denoncimi me foton e Olsi Ramës tek “Xibraka”, por nuk është hetuar

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar gjatë ditës së sotme për deklaratat e kreut …

Leave a Reply