Analiza e konfliktit në Ukrainë

Analiza e mëposhtme artikulohet në 3 seksione të ndryshme dhe kërkon që ta vlerësojë konfliktin nëpërmjet aspekteve që kanë të bëjnë me të drejtën ndërkombëtare, doktrinën ushtarake dhe të dhënën ekonomike. Në specifike, megjithëse duke pranuar se, siç pohonte Karl Haushofer, gjeopolitika nuk është një shkencë ekzakte, do të kërkohet të demonstrohet se aksioni rus larg nga të qenit “falimentar” apo pak i planifikuar (siç paraqitet në një Perëndim gjithnjë e më larg nga realiteti), është produkt i një kalkulimi të ftohtë dhe racional i kostove dhe i benefiteve.

E drejta ndërkombëtare

Është tejet e vështirë të mund të vlerësohet sipas kritereve të një të drejte ndërkombëtare thelbësisht amerikanocentrike ajo që paraqitet si agresion ushtarak i një fuqie joperëndimore. Megjithatë, është mirë të kujtohet se Rusia, në të kaluarën (ndërhyrje në Siri dhe aneksim i Krimesë në virtyt të konceptit të Responsibility to Protect), shpesh ka kërkuar që të paraqitet si shtet që vepron pikërisht në konformitet me një të drejtë të tillë.

Në radhë të parë, e drejta ndërkombëtare aktuale mund të konsiderohet si një lloj jus contra bellum për t’ju kundëvënë konceptit të justa causa belli. Kjo qasje teorike antimilitariste natyrisht që prishet nga tronditje jo të veçanta midis opinionit publik çdo herë që shtyhet lufta si fuqia hegjemone në planin global (Shtetet e Bashkuara) apo avamposti perëndimor në Levant (Izraeli). Lidhur me këtë, nuk mund të përjashtohet nga të kujtuarit se ekzistojnë disa përjashtime për atë që ka të bëjë me shkeljen e integritetit territorial të një shteti (teorikisht) sovran. Kjo pranohet ose në rastin e autorizimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ose në rastin e vetëmbrojtjes kolektive. Kjo vetëmbrojtje (rasti rus) duhet t’u përgjigjet dy kritereve: a) nevojës; b) proporcionalitetit.

Është e qartë se ndërhyrja ruse është produkt i pashmangshëm i murit përballë murit me Perëndimin respektivisht të drejtës më legjitime ndaj sigurisë së fuqisë së dytë ushtarake në botë. Moska nuk mund ta tolerojë një ekspansion të mëtejshëm të NATO drejt lindjes, me instalimin pasues të sistemeve raketore në Ukrainë në gjendje që ta godasin territorin rus në pak minuta (nuklearizimi i hapësirës gjeografike ruse është ëndërra në sirtar i miveleve drejtuese amerikane qysh nga fundi i Luftës së Dytë Botërore); Moska nuk mund ta tolerojë instalimin e laboratorëve biologjikë ushtarakë amerikanë në kufijtë e tyre. Është po aq evidente se ndërhyrja ushtarake ruse (jo më shumë se 70000 njësi) mundet (të paktën në linjë teorike) t’i përgjigjet kriterit të proporcionalitetit.

Deri këtu mbetet në terrenin tejet kompleks të “sulmit parandalues” i përdorur në shumë episode nga homologët perëndimorë (Izraeli në 1967, Shtetet e Bashkuara në 2003 në Irak mbi bazën e provave false). Burime të shërbimeve moskovite referojnë edhe për një operacion eventual ukrainas në shkallë të gjerë në Donbas (nëpërmjet përdorimit të milicëve të stërvitur në Poloni nga NATO) që do të ndërprehej nga aksioni rus. Përtej kësaj, ekzistojnë dy raste të tjera të ndërhyrjes “legjitime”: a) shkelje e parimit të maturisë së duhur; b) uzurpimit.

I pari zbatohet në përgjigje të sulmeve të pësuara nga ana e grupeve terroriste dhe e bandave të armatosura (pra, nga ana e aktorëve joshtetërorë) në rastin ku shteti mbi të cilin bie juridiksioni mbi këto subjekte dështon në marrjen e masave të duhura (Ukraina përballë grupeve paraushtarake, sipas interpretimit rus). I dyti zbatohet në momentin ku një shtet (Ukraina) pranon funksionet qeveritare mbi territorin e një shteti tjetër (Republikat Popullore të Donjeckut dhe Luganskut të njohura si të pavarura nga Moska në çastet përpara konfliktit). Kësaj mund t’i shtohet dhe kjo mund të duket padyshim argumenti më i fortë në favor të Moskës, respekti i munguar i Marrëveshjes së Minskut dhe aksionet ushtarake të përsëritura (sa brutale) për të vendosur rendin në rajonet lindore të vendit, të cilat rezultojnë se janë edhe më të industrializuarat dhe më të pasurat në rezerva.

Në dritën e asaj që shkruhet deri më tani, duket qartë se një justifikim eventual i ndërhyrjes eventuale të ndërhyrjes ushtarake ruse në planin e së drejtës ndërkombëtare rezulton pakashumë e dobët. Faktikisht, ajo vendoset më shumë si tentativa për ta tejkaluar pozitivizmin normativ (dhe hipokrizinë substanciale) e së drejtës ndërkombëtare amerkoncentrike në emër të një ideje të nomosit të tokës të lidhur me një konceptim historiko – shpirtëror të posedimit dhe të përkatësisë së hapësirës gjeografike.

Së fundi, përveç faktit që vetë e drejta ndërkombëtare shpesh interpretohet (sidomos i fuqive të mëdha) sipas qejfit të tyre, nuk mund të harrohet sugjerimi që Josif Stalini i dha Chiang Ching-kuo, delegat i republiksë së Kinës në Bashkimin Sovjetik në përfundim të Luftës së Dytë Botërore: “Të gjithë traktatet janë letër e grisur, ajo që vlen është forca”.

Aspekte ushtarake

Ish ushtaraku dhe analisti i Foundation for Defense of Democracies Bill Roggio ka mbështetur tezën sipas së cilës propaganda perëndimore ka kryer ndaj moskuptimit total të strategjisë ushtarake ruse në Ukrainë. Në veçanti Roggio nënvizon sesi Perëndimi është përqëndruar gabimisht mbi tezën e kapjes së munguar të Kievit në ditët e para të konfliktit do të nënkuptonte pashmangshmërisht mossuskesin e aksionit rus.

Me siguri, Moska mendonte se hyrja e trupave të saj në territorin ukrainas do të mund të gjeneronte një kolaps të menjëhershën të qeverisë së Kievit. Megjithatë, kjo nuk nënkupton se nuk ka qenë e planifikuar një strategji në gjendje që të shkëputet nga një eveniment i tillë. Analiza e forcave në terren, në këtë rast, flet mjaft qartë. Tashmë prej disa ditësh flitet për një kolone tanksesh ruse prej 60 kilometrash që qëndron e palëvizur në dyert e Kievit. Pse nuk është nën sulm nga ana e ushtrisë ukrainase? Pse nuk hyhet në Kiev?

Pyetjes së parë ish gjenerali Fabio Mini i është përgjigjur se kolona e sipërpërmendur nuk është nën sulm për faktin e thjeshtë se Moska kontrollon hapësirën tokësore dhe ajrore. Ky është motivi për të cilin Kievi vazhdon të kërkojë një No Fly Zone që nuk do të vijë kurrë (gjithmonë që fanatizmi i falangave më ekstremiste të atlantizmit të mos zgjedhë opsionin e luftës botërore). Hyrja në Kiev, me rrezikun që të përfundohet i zhytur në një guerrilje urbane midis fraksionesh ukrainase në luftë midis tyre (vrasja e një negociatori më të prirur ndaj kompromist i është demonstrimi më i qartë), nuk është e nevojshme, duke parë që bashkimi midis forcave ruse që vijnë nga veriu dhe atyre që vijnë nga jugu do ta ndante më dysh Ukrainën duke bërë të pamundur edhe furnizimin e trupave dhe të milicive që operojnë në frontin më të nxehtë, atë lindor. Shmangia e hyrjes në qendrat urbane dhe kontrollimi i infrastrukturave energjitike mbetet objektivi parësor i operacionit ushtarak rus. Është folur shumë herë për sulmin ndaj centralit në Zaporizhia. Mirë, asnjë analist nuk duket të ketë vërejtur se pak sipër centralit gjendet kanali që në 2014 (pas aneksimit të Krimesë) u mbyll me qëllimin e saktë të mbytjes së gadishullit në Detin e Zi në profilin hidrik. Kontrolli i kësaj infrastrukture është themelore për të rivendosur furnizimin hidrik të rajonit.

Në këtë pikë, në dritën e suksesit propagandistik të ish aktorit Volodymyr Zelenskyi, profilet e të cilit në platformat sociale janë një triumf lajmesh false dhe deklarime mbështetjesh nga ana e gothës së atlantizmit (Von der Leyen, Biden, Draghi), të sionizmit dhe të shumëkombësheve të lidhura me to, atëhere mund të ngrihet një pyetje tjetër: pse Moska sulmon përsëritësit televizivë, por nuk mbyll internetin?

Këtu diskutimi komplikohet jo pak. Siç ka nënvizuar ish gjenerali i aviacionit kinez Qiao Liang, lufta në shekullin e XXI është në radhë të parë një luftë informatike e pandashme nga aparatet teknologjike të saj. Ajo ruse (ajo ruse nuk është ndryshe) varen nga teknologjia informatike. Ky faktor, sipas Qiao, mund të jetë si avantazh, ashtu edhe një dizavantazh. Faktikisht, teknologjia informatike është e bazuar mbi çipat dhe mundësia e shmangies së varësisë nga këto instrumenta është tashmë joekzistente. Kjo e bën mbrojtjen e të dhënave dhe pamundësinë e tejkalimit të dobësisë potenciale që derivon nga niveli i lartë i dizinformimit përfaqëson një rrezik të vazhdueshëm për mbështetshmërinë e kapaciteteve dhe të aksioneve ushtarake. Ky është motivi për të cilën përplasja midis fuqive në shekullin e XXI (dhe konflikti në Ukrainë, me përzierjen e saj midis aksionit luftarak tradicional dhe sulmeve informatike, i është treguesi dhe paraprirësi kryesor) do të zhvillohet në radhë të parë në të ashtuquajturën hapësirë kibernetike.

Në konkluzion, aksioni i Moskës (i studiuar për kohë jo shumë të gjatë, por as edhe jashtëzakonisht të shkurtër) është ende e prirur që të imponojë kushtet e saj në tavolinën e negociimit: neutralizimi i Ukrainës dhe njohja e aneksimit të Krimesë dhe e pavarësisë së republikave lindore. Nuk duhet harruar se Vermahti përdori mbi 1 milion njerëz dhe 5 javë për ta nënshtruar Poloninë në 1939. Me këtë rast, sa gjermanët, aq edhe polakët, u kujdesën shumë pak për popullatën civile. Sot, Rusia ka zgjedhur t’i kufizojë në minimum sulmet ndaj qendrave të banuara dhe të përcaktojë (në marrëveshje me homologun e Kievit) korridore humanitare që për momentin nuk duket se funksionojnë më mirë për shkak të pengimit të grupeve paraushtarake ukrainas (trishtueshmërisht i njohuri Batalioni Azov mbi të gjithë).

Nëse Moska ka një strategji të saktë në periudhën afatgjatë, është po aq e vërtetë se ka një të tillë Perëndimi. Faktikisht nuk është për t’u përjashtuar se kjo është përgatitur tashme me mundësinë e një qeverie ukrainase në ekzil. Dërgimi i armëve dhe lehtësimet e udhëtimit drejt vendit të Europës Lindore të mercenarëve dhe terroristëve ndërkombëtarë mund të interpretohet me vullnetin e saktë e vazhdimit në destabilizimin e rajonit në momentin ku Moska do të duhej të arrinte objektivat e saj.

E dhëna ekonomike

Ka shkaktuar bujë fakti që kryeministri izraelian Naftali Bennett ka shkuar në Moskë gjatë Shabatit në kërkim të një ndërmjetësimi për krizën. Pavarësisht nga faktori gjeopolitik (tregimi i miqësisë ndaj Rusisë mund të ktheet i dobishëm në Siri me praninë iraniane), nuk duhen përzier interesat e thella ekonomike dhe të stabilitetit që entiteti sionist mban në konflikt. Faktikisht një pjesë e gjerë e popullsisë së Izraelit, që veç të tjerash është një prej importuesit kryesorë të grurit ukrainas, është me origjinë nga republikat që dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik. Për këtë motiv, një zgjatim eventual i përplasjes nuk do t’i ishte aspak për mirë ekuilibrit midis komuniteteve të ndryshme ish sovjetike brenda entitetit sionist dhe mbi një ekonomi, që pavarësisht miteve false propagandistike, jeton në pjesën më të madhe falë ndihmave të huaja.

Kur flitet për të dhënën ekonomike, natyrisht, nuk mund të anashkalohet nga tema e sanksioneve. Duke parë që është folur për “aksione të paprecedent” nga ana e Bashkimit Europian, do të jetë mirë të analizohen se çfarë efektesh reale aksione të tilla mund të kenë. Lidhur me këtë mund të nisesh nga fakti që Rusia posedon një thesar prej 630 miliard dollarësht të shpenzueshme për të mbështetur peshën e “aksioneve të paprecedent” të sipërpërmendura. Veç kësaj duhet kujtuar se Rusia, në vitet e fundit, ndoshta tashmë në përgatitje të eventit luftarak dhe të përgjigjes perëndimore, ka siguruar që të reduktojë raportin borxh/PBB (borxhi publik rus është në 12.5% të PBB, ai amerikan është në 132.8%); ka reduktuar borxhin e jashtëm; ka akumuluar sasi të mëdha floriri (2300 ton), e mira rifuxhio që rrit vlerën në përputhje me mrizat gjeopolitike dhe është çliruar me urtësi nga titujt e borxhit amerikan. Kësaj i shtohet disponueshmëria e madhe e ëndëve të para dhe raporti i ngushtë me dy vendet prodhuese më të mëdha të botës (Kinën dhe Indinë, pak të prirura që të ndjekin vulgatën sanksionuese). Bollëkut të lëndëve të para mund t’i shtohet prodhimi i avancuar i aluminit, titanit (grupi rus VSMO – AVISMA mbulon në pjesën më të madhe nevojën për titan të Boeing dhe Airbus) dhe paladit (50% e prodhimit në shkallë globale). Pa konsideruar prodhimin e drithërave, bllokimi ndaj eksporteve i të cilave po e vë gjerësisht në krizë sektorin prodhues të makaronave në Itali (argument për një thellim eventual mbi gjeopolitikën e ushqimit). Kjo nënkupton se kundërsanksionet eventuale ruse do të kishin efekte potencialisht shkatërrimtare ndaj ekonomise europiane, tashmë e gjunjëzuar pas dy vitesh menaxhimi katastrofik të krizës pandemike. Gjithçka për gëzimin e Uashingtonit, që në vënien e bazave për të konflikt kishte para mundësinë madhështore për t’u çliruar nga konkurrenti kryesor për hegjemoninë e dollarit: euros. Arësye për të cilëm, ende sot, fton vasalët europiane që t’i furnizojnë me avionë luftarakë Kievin. Faktikisht, objektivi është ai i zgjerimit në të gjithë kontinentin.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Moska “blindohet” për përcjelljen e Navalnyt drejt banesës së fundit

Alexei Navalny, lideri i opozitës ruse, do të përcillet sot në banesën e tij të …

Leave a Reply