Grigels Muçollari: FRPD Talks, nismë e domosdoshme për bashkimin dhe hapjen e PD

Sekretari i Përgjithshëm i FRPD, Grigels Muçollari e konsideron të domosdoshme nismën ‘FRPD Talks’, për vendosjen e debatit të hapur në funksion të rithemelimit të PD.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Muçollari thekson se ‘FRPD Talks’ mbështetet nga Young Republicans of America dhe do të ketë shtrirjë në të gjithë vendin, për të hapur dyert e PD për të rinjtë shqiptarë.

Postimi
Në këtë 30-vjetor të fitores së parë të Partisë Demokratike, ne të rinjtë e FRPD, nisur nga zhvillimet e brendshme në forcën tonë politike, të vetëdijshëm për nevojën akute të hapjes së PD me kontribute dhe energji të reja, i bëjmë të ditur opinionit publik nismën tonë #FRPDTalks – për vendosjen e debatit të hapur në funksion të rithemelimit të Partisë Demokratike.

E shikojmë këtë nismë si të domosdoshme për bashkimin, forcimin dhe hapjen e PD.

Kjo nismë mbështetet nga partnerët tanë Young Republicans of America dhe do të shtrihet në të gjithë vendin, me synimin madhor për të hapur dyert e Partisë Demokratike për të rinjtë shqiptarë që besojnë në sistemin e meritës dhe në rolin kyç të brezit të ri në demokratizimin e politikës shqiptare.

Ju ftoj të bëheni pjesë dhe të jepni kontributin tuaj!

About Redaksia

Check Also

Vjedhje ordinere/ Si u bë Carlo Bollino komshi me familjen Begeja?

Ditën e sotme në Syri Televizon ka startuar emisioni më i ri investigativ i quajtur ‘Plug’ …

Leave a Reply