Noka: Alibeaj, ushtar i Bashës! Nuk ka asnjë funksion pas 11 dhjetorit!

Deputeti Flamur Noka ka komentuar emërimin e Enkelejd Alibeaj nga Gazment Bardhi, duke e quajtur qesharake, pasi nuk kanë asnjë funksion në PD, pas Kuvendit të 11 dhjetorit.

I ftuar në një intervistë për Ora News, Noka tha se dokumentacioni i 11 dhjetorit që është dërguar në Gjykatë nuk mund të rrëzohet nga kjo e fundit.

Gjithashtu Noka sqaroi rrugën që duhet ndjekur për bashkimin e demokratëve, duke theksuar se Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij, nuk duhet të vënë kushte që demokratët të bashkohen.

Noka: Kjo gjë është sa qesharake aq edhe ulëritëse. Ku ekziston kjo? Që ish-sekretari i përgjithshëm, i shkarkuar komandoka, ish-nënkryetarin e shkarkuar. Që nga data 11 dhjetor, Enkelejd Alibeaj, është thjesht deputet i PD, pa asnjë funksion tjetër në parti.

Këta ishin ushtarët e Gorge Soros, njëri ishte në qeveri tjetri në qeveri. Tani shefi i madh në qeveri, është ai që merr peng këtë të voglin në opozitë. Ky i vogli u detyrua të tërhiqet dhe la 5 ushtarë aty. Alibeaj nuk është më as kryetar i grupit parlamentar. Alibeaj duhet t’i nënshtrohet një votimi në grup. Jemi të hapur që në PD, të jenë të gjithë, që nga brava, që nga Enkelejdi, Gazi, Jorida e të gjithë.

Nuk ka gjykatë në botë që të rrëzojë dokumentacionin e 11 dhjetorit. Ishte transparent dhe i kopsitur ligjërisht. Nuk ka Gjykatë që mund të njohë farsën e Kuvendin e 18 dhjetorit.

Gjesti i parë që duhet të bëjnë është ç’blindimi i dyerve të shtëpisë së demokratëve. Hapi tjetër është të kërkosh bashkim pa kushte. Në demokraci nuk ka kushte. Në demokraci kur kërkon bashkim, bashkimi vjen vetëm nga vota.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply