Sorina Koti: T’i kërkosh Berishës të mos kandidojë për kryetar të PD është absurd!

Depuetja e PD, Sorina Koti, komentoi në Syri Tv dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD. Ajo u shpreh se të dorëhiqesh nga një funksion që je shkarkuar më herët, është lëvizje shumë e vonuar. Koti theksoi se grupi parlamentar i PD ka qenë skeptik se çfarë do ndodhte me partinë dhe pritën 6 marsit për të parë se ku ishte forca e kësaj partie.

“E shkarkuam më 18 dhjetor, me parimin një anëtar një votë. Duke qenë se një pjesë e grupit parlamentar ishin skeptikë se çfarë do ndodhte brenda PD, lëvizjeve të brendshme pritën 6 marsin si etalonin matës se ku ishte forca e partisë tonë. Pas 6 marsit ishte mëse e qartë që vota e demokratëve ishte drejt Komisionit të Rithemelimit, organit legjitm të kësaj force politike”, tha Koti.

Deputetja e Partisë Demokratike u shpreh se çdo vendim i marrë nga Paria Demokratike zyrtare pas datës 11 dhjetor, është nul pasi PD më 11 dhjetor miratoi statutin e ri. Për kushtet e grupit të Bashës që kërkojnë nga Berisha të mos kandidojë si kryetar i selisë blu, për deptueten është absurde.

“Komisioni i Rithemelimit do drejtojë Partinë Demokratike. Çdo vendim i marrë pas kësaj date është i pavlefshëm. Të kërkohet marrëveshje nga një pjesë e partisë që është minorancë dhe humbëse është e palogjikshme. T’i kërkosh Berishës të mos kandidojë për kryetar të PD që ringriti opozitën për herë të tretë, është absurd”, tha deputetja Koti.

About Redaksia

Check Also

Miliarda të çuara dëm! BB demaskon krizën e efikasitetit në infrastrukturën shqiptare

Një studim i ri i Bankës Botërore mbi financat publike të Shqipërisë ngre shqetësime të …

Leave a Reply