Këlliçi: Nuk harrohet gazi dhe rrahja në seli! Hapi i parë, ç’bunkerizimi i PD!

Deputeti i PD, njëherazi kryetar i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi, ka komentuar dorëheqjen e Lulzim Bashës, si dhe ka treguar hapat e mëtejshëm që duhet të ndjekin demokratët drejt bashkimit.

I ftuar në ‘News24’, Këlliç theksoi se dorëheqja ishte një hap i vonuar por i domosdoshëm dhe se hapi i parë duhet të vazhdojë me ç’bunkerizimin e PD-së.

Gjithashtu Këlliçi i është kthyer edhe 8 janarit, ku sipas tij gazi lotsjellës ndaj demokratëve dhe rrahja e tyre sepse kishin shkuar në seli, nuk mund të harrohet.

Këlliçi: Zoti Basha u largua nga zyra sepse u shkarkua. Vendimi i delegatëve është ratifikuar, zoti Basha u shkarkua nga anëtarësia, por është për tu përshëndetur një vendim i vonuar. I takon bazës të zbatojnë vendimet e Kuvendit të PD. Ky ka qenë një hap edhe pse i vonuar një gjysmë hap i mirë, për të zgjidhur krizën.

Këto muaj ka pasur debat pafund dhe qeveria është lënë në harresë. Ky debat ka qenë i dyanshëm dhe fokusi ka qenë zgjidhja e krizës së brendshme. Ka një mbledhje të Komisionit të Rithemelimit, qëllimi mbetet edhe normalizimi i marrëdhënieve me kolegët tanë. Unë hyj ke ata politikanë të rinj që mendoj se në politik ka njerëz me kontribute dhe nuk kemi luksin të humbasim me njerëz dhe e vetmja mënyrë është vota…

Selia u kthye në bunker dhe një tjetër detyrë është të ç’bunkerizohet PD. Hapi i parë do të jetë ç’bunkerizimi i PD, s’mund të kalohet pa harruar gazi lotsjellës i demokratëve, rrahja e tyre sepse kishin shkuar në seli. Më është vjedhur zyra nga njerëz të armatosur dhe këtë nuk e harroj, nga Prokuroria nuk jam thirrur, por këtë çështje nuk e lë. Ky është pra një moment reflektimi.

About Redaksia

Check Also

Kampi i refugjatëve në Gjadër/ Dy gjykata në Itali rrëzojnë dekretin e Melonit

Dy gjykata në Itali kanë vendosur ta injorojnë dekretin e qeverisë italiane lidhur me emigrantët, …

Leave a Reply