Berisha: Gati për rikthimin në seli! PD do të shndërrohet në forcën politike më të fortë!

Ish-Kryeministri Sali Berisha paralajmëroi se shumë shpejt do të rikthehet në selinë e Partisë Demokratike. Duke folur pas mbledhjes asë Grupit të Rithemelimit, Berisha tha se, PD do të shndërrohet në forcën politike më të fortë që vendi ka pasur ndonjëherë.

Lidhur me qëndrimin e shprehur të Alibeajt një ditë më parë në emër të Grupit Parlamentar të PD, ku kërkonte mënjanimin e tij nga PD pas dorëheqjes së Bashës, Berisha tha se Basha është një ‘plaçkë tregu’ në fletushkën e Alibeajt.

Berisha shtoi se, ka një grup parlamentar të PD dhe jo dy, i cili sipas tij, po punon për të normalizuar punën e tij.

Berisha: Siç e dini, zoti Basha është i shkarkuar nga kuvendi historik i 11 dhjetorit dhe nga referendumi i 18 dhjetorit, ndaj tani për PD-në kanë votuar për shkarkimin e tij 4446 delegatë, kanë votuar për shkarkimin e tij dhe kjo është e vërteta e padiskutueshme ndaj dhe ne jemi të vendosur për bashkimin e PD-së. Jemi të vendosur për të punuar për bashkimin e PD-së me të gjithë ata besojnë se vota e lirë duhet të bashkojë demokratët dhe mund tu them se ka një mirëkptim të gjerë në këtë drejtim gjatë këtyre ditëve.

Selia është e PD dhe nuk ka asnjë diskutim, jemi në proces e sipër të gjitha vendimeve që do të merren. PD do të bashkohet, do të shndërrohet në një forcë politike që nuk e ka pasur Shqipëria ndonjëherë”.

Sa i përket fletushkës që lexoi zoti Alibeaj mund të them vetëm se, në atë fletushkë Lulzim Bashën e shndërronte në plaçkë tregu por kjo nuk është normale.

Disa qëndrime absurde të Lulzim Bashës nuk krijuan anomali në grupin parlamentar. Gjëja më imediate e deputetëve të PD është që të normalizojnë jetën e grupit parlamentar. Kam dijeni se po punohet me intensitet në këtë drejtim dhe kjo do të realiziohet.

About Redaksia

Check Also

400 mln euro të taksapaguesve për port të ri, porti ekzistues i Durrësit u dha për ndërtim pallatesh

Ndryshimet në buxhetin e shtetit të vitit 2024 parashikojnë që rreth 400 milionë euro të …

Leave a Reply