Shkrimtari amerikan: Soros është kthyer në atë që njihet si “gogoli”…

I ftuar në A Show me Adi Krastën në Syri Tv, shkrimtari amerikan, Matt Palumbo ka zbërthyer figurën e manjatit amerikan, George Soros.

Në librin e tij “Njeriu pas perdes: Brenda rrjetit sekret të George Soros”, Palumbo, që shkruan për emisionin ‘Bongino’, një program politik i rrjetit të madh Fox Nation, rrëfen se e ka quajtur miliaderin e majtë si ‘gogoli’ që është gjithnjë pas diçkaje që po ndryshon.

Pasurinë e tij, thotë Palumbo, Soros e ka shfrytëzuar për qëllime të tij personale dhe se sa ideologjike.

Ai shton se Soros ka investuar miliona për të cenuar rendin dhe ligjet e SHBA, duke mbështetur në pushtet njerëz që ka dashur ai.

“Soros është kthyer në atë që njihet si ‘gogoli’ për shkak të miliardave të tij, të cilat i ka shfrytëzuar për qëllimet e tij personale se sa ideologjike. Në libër njihet si ‘gogoli’. Dhe i kemi vendosur këtë nofkë si personi që është gjithnjë mbrapa diçkaje që po ndryshon. Dhe kur ndjek paranë kur shikon se çfarë po ndodh, kupton se ku qëndron pozicioni i tij. Mua më ka tërhequr gjithnjë figura e tij. Në 2-3 vitet e fundit ka patur një prishje të rendit në SHBA dhe ku ligjet dhe rendi në çdo qytet ka ndryshuar dhe Soros ka investuar me qindra miliona për të garantuar atë që ka dashur ai dhe kanë ardhur në pushtet persona që ka dashur ai dhe kanë qenë dakord me ideologjinë e tij, duke mbështetur ndarjen racore sidomos në New York ku ka patur çështje ku personat janë goditur pikërisht për këtë gjë”.

Adi Krasta: Partia Republikane gjithmonë ka patur pasanikët që e kanë ndihmuar, financuar, për të krijuar pushtet, për ta bërë këtë part sa më të pushtetme. Pse Amerika duhet të jetë e suprizuar, e kujdesshme dhe të dalë në përfundime të rëndësishme në bazë të Soros në bazë të arritjeve jetësore të tij?
Matt Palumbo: Në fakt, nuk duhet të jemi të habitur me miliarderët që ndjekin interesa vetjake. Sa i përket krahut të djathtë që mbështetet prej pasanikëve, kështu ka ndodhur në vitet 80, 90 dhe në fillim të viteve 2000. Në fillim të epokës së Obamës ka patur një ndryshim kulturor. Kur e malta kulturore ka filluar të zgjerohet dhe të investojë më tepër., Dhe po të shohësh në 90% të investioneve në SHBA, kanë mbështetur Biden dhe vetëm 2% e tyre kanë qenë institucione ligjzbatuese në mbështetje të Trump. E majta nuk ka patur aq shumë mbështetje në politike prej të pasurve, por duket se ka ndryshuar politika.

Adi Krasta: Senatori Baston ka folur për Sorosin. Ju keni shkruar diçka që ju lindi kureshtjen, kenibërë kërkime, keni kërkuar fakte dhe në një mënyrë bindëse dhe arrogante? 
Matt Palumbo: Po! Do të thosha shumë arrogante. Kam 600 shënime në libër. Është një dokument mjaft interesant. Kam gjurmuar mediat kryesore në SHBA.

Adi Krasta: Cilat janë 5 faktet të cilat janë kokëforta?
Matt Palumbo: Shpenzimi i 20 miliardëve dollarë në karrierën e tij. Miliardat që kanë lënë menjanë. Planet për pasardhësit, ccfarë do të bëjë kur të mos jetë më. Shkatërrimi i ligjitdhe rendit në SHBA. Sanksionet që janë ndërmarrë ndaj Berishës. Lidhjet me DASH. Mbështetja për Hillary Clinton. Ka edhge një shembull në libër, informacione që kanë rrjedhur, të dërguara mes tij dhe Clinton. Ukraina, le të themi që ai është një vend që ka shumë influencë. Ka dhuruar gati 20 mln dollarë, kur Poroshenko erdhi në pushtet, Soros u mbështet prej tij. Është zotuar edhe për të dhënë miliona të tjerë dollarë për Ukrainën.

Adi Krasta: Ju e keni takuar ndonjëherë Soros?
Matt Palumbo: Djali i tij ka qëndruar me mua në të njëjtin qytet, ndoshta në të njëjtin hotel.

Adi Krasta: Ndoshta ky është një lajm shumë sensacional, ju do ta keni të gjithë amerikanën në dispozicion…

Evi Kokalari: Do të doja që Matt Palumbo dhe Alex Soros të ishin përballë dhe t’i japë librin që ka shkruar për George Soros.

Adi Krasta: Interesante. Besoj se ky do të jetë fillimi i librit të ri, ‘isha në hotel, në Tiranë dhe atje po pija një kafe me këtë person’.

Matt Palumbo: Planifikoj të shkruaj një libër tjetër që është zgjerimi i librit që kam shkruar për Soros. Do të qëndroj disa ditë këtu. Dhe brenda këtyre dy ditëve kam mësuar materiale shumë interesante.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply