Vokshi: Basha humbës serial, askush s’e beson! PD bashkohet vetëm përmes votës

Deputetja demokrate Albana Vokshi komentoi në emisionin ‘A Show’ krizën në Partinë Demokratike. Vokshi tha se, po bëjnë takime dhe diskutime me grupin e Bashës për të bashkuar PD-në.

Ajo theksoi se minoranca nuk i vendos dot kushte mazhorancës ndërsa shtoi se bashkimi i Partisë Demokratike mund të ndodhë vetëm përmes votës.

“S’më pëlqen fjala negociatë se shpeshherë përkthehet në pazar. Nuk duhet pazar, bashkimi të ndodhë përmes parimit të shenjtë që është vota. Minoranca nuk i vë dot kushte mazhorancës. Duke u treguar modest, të mirëpritur janë të gjithë për të bërë propozime. Nuk do mbajmë mëri për asgjë”, tha Vokshi.

Vokshi deklaroi se, largimi i Lulzim Bashës nga Partia Demokratike ishte shumë i vonuar. Ajo tha se, askush nuk ka më besim tek Lulzim Basha, madje as aktin e fundit që ai bëri askush nuk e beson.

“Një politikan që nuk ka krijuar asnjë besueshmëri me kolegët, askush nuk e besonte Bashën. Akti i fundit i largimit, ai u shkarkua më herët. Nuk po merremi me të, se është i shkarkuar. Ai po mban peng selinë e PD që e blindoi”, tha Vokshi.

Deputetja demokrate theksoi se Basha është një humbës serial i cili ka pasur për qëllim vetëm shkatërrimin e Partisë Demokratike.

“Fjalimi pa marrje përgjegjësie. Në fund të fundit humbi për vite me radhë. Humbës serial. Pas humbjeve që shkaktuan kosto të madhe në PD. Mendoj se ka qenë mision i Bashës për shkatërrimin e PD. Një ndjesë a duhet ta kërkonte?”, tha Vokshi.

Albana Vokshi tha se deputetët e kanë kuptuar pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit se s’kanë të ardhme me Lulzim Bashën dhe kjo ishte arsyeja pse ata ushtruan një presion të madh.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply