Këlliçi: Do të largosh Berishën, munde me votë! Kush ka vota më shumë të udhëheqë PD-në!

Deputeti i PD, njëherazi kryetar i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi, i ftuar në “Opinion”në Tv Klan tha se, rruga e vetme e bashkimit të demokratëve është Kuvendi i 30 prillit.

Këlliçi theksoi se pas kuvendit të nisë një proces zgjedhor model për kryetar të PD, ku edhe deputeti Basha mund të kandidojë nëse mendon se mund të fitojë me votë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Këlliçi: E vetmja mënyrë e bashkimit të shkojmë në një Kuvend më 30 prill ku të marrin pjesë dhe kritikët e Berishës nga A tek ZH dhe të gjithë demokratët. Të bëhet një proces zgjedhor model, të zgjidhen strukturat e reja, të ketë një proces transparent dhe kush ka vota më shumë të udhëheqë PD-në. Nuk ka shkencë këtu. Edhe Basha, patjetër, të vijë të garojë, nuk ka problem. Do të largosh Berishën, munde me votë, por jo Basha të garojë dhe mazhoranca e jo.

About Redaksia

Check Also

Veliaj 9.2 milionë euro për Taksën e Arsimit, drejtësia mbyll sytë përpara vjedhjes!

Nga Petrit VASILI Veliaj dhe Bashkia 9.2 milion euro ne 2024 per Taksen e Arsimit, …

Leave a Reply